Policia në Tetovë arreston dy persona për heroin

Policët e SPB-Tetovë dje (30-mars) rreth orës 16:30, në afërsi të kryqëzimit të rrugëve “Ilinden” dhe “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, kanë privuar nga liria personat M.A. (59) nga Gostivari dhe Sh.F. (30) nga Çegrani e Gostivarit, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetë heroinë. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatiten parashtresat përkatëse.Ts