Një person është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pasi rrënojat e një rakete ruse të rrëzuar goditën ndërtesat në një rrugë që ishte e banuar në Kiev, thonë autoritetet ukrainase.


Mbetjet e raketës shkatërruan një autobus dhe i vunë flakën një ndërtese banimi në lagjen “Kurenivka” të kryeqytetit, pasi u kapën nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, thotë Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.

Sipas këtij institucioni në autobus nuk ishte asnjë pasagjer, por ai u shkatërrua plotësisht, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.