Në Likovë jetojnë 21.560 shqiptarë, 5 mijë më pak se në vitin 2002

Në komunën e Likovës jetojnë 22.308 banorë. Në këtë komunë ka 5412 amvisëri dhe 7080 banesa.


Sipas Entit Shtetëror për Statistika 96.65 janë shqiptarë, 0.15 maqedonas, 0.02 serb dhe 0.02 boshnjak.

Në numra, 21.560 shqiptarë, 33 maqedonas, 4 serb dhe 4 boshnjak.

Krahasuar me regjistrimin e vitit 2002, numri i banorëve në ketë komunë ka rënë për 5 mijë.