Me kërkesë të Ukrainës, SpaceX ndërmori shpejt veprime për të ndihmuar këtë vend të qëndrojë i kyçur në internet gjatë agresionit të Rusisë.


Në fund të shkurtit, SpaceX dërgoi grupin e parë të terminaleve të përdoruesve të Starlink për të ndihmuar vendin në mes ndërprerjeve të shumta.

Por kompania e Elon Musk nuk ka përfunduar me kaq.

Ai ka dërguar edhe grupin e dytë të terminaleve Starlink në Ukrainë.

Përveç vetë terminaleve të përdoruesve, SpaceX dërgoi gjithashtu zgjidhje energjie për të ndihmuar në mbajtjen e terminaleve online gjatë ndërprerjeve të energjisë.