Sekretari i Strehimit në Mbretërinë e Bashkuar, Michael Gove foli në programin e BBC-së të së dielës në mëngjes, ndërsa njoftoi një rrugë të re vizash për refugjatët ukrainas, duke i lejuar individët t’i ofrojnë një dhomë rezervë dikujt që ikën nga lufta.


I pyetur nëse do të hapte shtëpinë e tij për një refugjat ukrainas, ai thotë: “Po”.

“Unë jam duke eksploruar se çfarë mund të bëj,” shton ai. “Pa hyrë në rrethanat e mia personale, ka disa gjëra që duhet t’i zgjidh, por po”, shtoi ai.

I pyetur nëse qeveria kishte qenë shumë e ngadaltë për t’iu përgjigjur krizës, ai thotë se ishte “vetëm e natyrshme” që refugjatët të shkonin fillimisht te fqinjët gjeografikë të Ukrainës, por tha se skema e re ishte mënyra më e shpejtë për të ndihmuar Mbretërinë e Bashkuar.