Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të flasë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për të diskutuar termat dhe kushtet e një operacioni të jashtëzakonshëm humanitar për evakuimin e civilëve në Mariupol.


Sipas Macron, operacioni do të kryhet me Turqinë dhe Greqinë për të evakuuar civilët që duan të largohen nga qyteti i rrethuar. Gjatë thirrjes Macron-Putin, Franca do t’i kërkojë Rusisë të heqë rrethimin e Mariupolit, në mënyrë që civilët që dëshirojnë të largohen të mund të evakuohen dhe ndihma humanitare të mund të hyjë për ata që zgjodhën të qëndrojnë.