Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka thënë se ai “shpreson” të flasë me presidentin rus Vladimir Putin në “orët në vijim”.


Ai tha se do të diskutojnë planet e mëtejshme për të organizuar largimin e njerëzve nga qyteti port i rrethuar i Mariupolit.

Zona ka qenë një objektiv kyç për forcat ruse dhe ka qenë nën një breshëri sulmesh që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Më herët gjatë ditës së sotme, guvernatori i rajonit të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, tha se forcat ukrainase ishin ende në kontroll të qytetit dhe rreth 65,000 njerëz ishin larguar deri më tani me automjete private ose në këmbë.