Arsyet e armiqësisë së tij anti-perëndimore shtrihen përgjatë tërë historisë së Rusisë dhe do të jenë me ne për një kohë të gjatë


Pavarësisht nëse pushtimi i Vladimir Putin në Ukrainë përfundon së shpejti, ajo që më siguri do të vazhdojë nga presidenti i Rusisë është urrejtja e vazhdueshme dhe mosbesimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fuqitë tjera perëndimore, për të cilat ai beson se nuk i lanë zgjidhje tjetër për të filluar një luftë të pa provokuar.

Këtu nuk është vetëm Putini. Këto qëndrime i kanë edhe shumica e elitës ruse të cilat e kanë përkrahur atë për dy dekada. Ata janë po ashtu edhe arsyeja kryesore për popullaritetin e brendshëm të Putinit – s’paku deri me tani, kur pushtimi i tij po hasë në një rezistencë të fortë – edhe pse ai u kthye në një diktator dhe Rusia në një shtet pothuajse totalitar që është pasqyrim i Bashkimit Sovjetik në rastin më të keq. Është një armiqësi që duhet të studiohet në thellësi, vetëm për ta kuptuar pse Washingtoni dhe Perëndimi po përballën me një luftë të mundshme “në një muzg mëngjesi” me Moskën – ashtu siç thoshte presidenti i SHBA-ve, John F. Kennedy – që rivalizonte Luftën e Ftohtë 45 – vjeçare.

Antagonizmi i qëndrueshëm i presidentit rus kundër Perëndimit është një përrallë komplekse, e ndërlikuar nga historia e tij personale që 69 vjet, prej që ai si fëmijë i Luftës së Dytë Botërore dhe me një karrierë prej spiuni sovjetik, si dhe vetë historia mijëvjeçare e Rusisë – apo të paktën si e lexon atë Putini. Në fund, Putini dhe shumë zyrtarë, elita dhe studiues rus të cilët e mbështetin atë, jo vetëm që nuk dëshirojnë të jenë pjesë e perëndimit dhe vlerave të sistemin liberal të pas luftës, por besojnë që fati i vendit të tyre është që ata të jenë një fuqi e madhe për ta kundërshtuar këtë sistem.

Madje edhe nëse Putin rrëzohet nga pushteti, vartësit e tij si gjeneralët dhe sigurimi janë po aq të veshur sa ai me agresionin e tij. Edhe tani kur Rusia është pothuajse e izoluar ekonomikisht, ashtu siç ishte gjatë epokës sovjetike.

Në të vërtetë, Putini është përgatitur për këtë moment që një kohë të gjatë, shumë më herët se mendojmë ne sot: Pasi lideri rus aneksoi Krimenë më 2014, ideologu i vjetër i Kremlinit, Vladislav Surkov, shkroi së kjo do të shënojë “fundin epik të udhëtimit të Rusisë me perëndimin, të përpjekjeve të tyre të pafrytshme që të na bëjnë ne pjesë të civilizimit të tyre perëndimorë”. Surkov parashikoi që Rusia do të ekzistonte si një vend gjeopolitike për të paktën 100 vitet e ardhshme.

“Putini nuk ka asnjë rrugë prapa”, tha Anna Ohanyan, një shkencëtare e shkencave politike në kolegjin “Stonehill” dhe autore e disa librave në Rusi për Foreign Policy, transmeton GazetaExpress. Si ekspertet e tjera për Rusinë, Ohanyan beson që në një pikë gjatë pushtetit të tij 20 vjeçar, Putin ka kërkuar mënyra për ta ushtruar ndikimin rus si brenda institucioneve të sistemit ndërkombëtare, teksa është përpjekur për të ndërtuar gjëra të reja, kudër tyre, të tilla si Organizata për Bashkëpunim Shanghai. Tani shumica e këtyre iniciativave të tij janë shuar. “Duke sfiduar normat territoriale, ai po hedh poshtë perspektiven e rrugës që e ka ndërtuar”, tha ajo.

Zyrtarët e administratës së Biden ende janë duke u përballur me pasojat e një lufte afatgjate. Për ta bërë këtë, ata tashmë kanë vonuar publikimin e strategjisë së re kombëtare për siguri për në pranverë. Teksa administrata pret që ta ruajë fokusin në pjesën e zonës indiano-paqësore, zyrtarët thonë se agresioni i Putinit po çon në përpjekje të tyre më të mëdha që është edhe njëra prej synimeve kryesore të presidentit të SHBA, Joe Biden; rivitalizimi i NATO-së dhe aleancës perëndimore, sidomos militarizimi i vendeve kryesore të Bashkimit Europian, veçanërisht Gjermanisë, e cila deri tani kishte hezituar të luante një rol kyç në investimet në mbrojtje.

Ukraina ishte prova e sjelljes antiperëndimore të Putinit, për shkak se lideri rus dhe mbështetësit e tij e shohin këtë komb si vëlla të tyre historik dhe vijën e fundit të tyre të kuqe për ta lënduar perëndimin. Putin, në fjalimet e tij, vazhdimisht i ka quajtur këto veprime të perëndimit si një “projekt anti-rus”. Këto poshtërime, për të, kanë një histori të gjatë – jo vetëm që 30 vite prej që përfundoi Lufta e Ftohtë, por më shumë se 100 vite, prej që u themelua Bashkimi Sovjetik më 1922. Ata shkojnë aq larg sa arrin në epokën e iluminizmit europian para më shumë se tre shekujsh, e cila i dha jetë lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Për nacionalistët rusë si Putin, këto zhvillime kanë arritur gradualisht ta eklipsojnë civilizimin rus.

Sipas llogarisë së tij, Putin e sheh vetën jo si trashëgimtar të sovjetikëve por si një kampion i civilizimit rus dhe perandorisë euroaziatike të Moskës, rrënjët e së cilës shtrihen tek një Vladimir i mëhershëm – Shën Vladimirin, Princin e Madhe të Kyivit që sundoi nga viti 980 – 1014. Shën Vladimiri ishte sundimtar i asaj që rusët e konsiderojnë perandorinë e parë të tyre, shtetin sllav që njihet si Rusia e Kievit – me bazë, natyrisht, në Kyiv, kryeqytetin e tanishëm të Ukrainës. Konvertimi i Shën Vladimirit në krishterim më 988 më vonë krijoi idenë që Rusia do të jetë “Roma e tretë” – si trashëgimtare pas rënies së Perandorisë romake të Bizantit pas dorëzimit të Konstantinopolit tek Perandoria Osmane. Kjo është arsyeja pse, si Putini, shumë rusë i referohen Kievës ruse si “djep i qytetërimit të Rusisë” dhe Kyivit si “nëna e qyteteve ruse”.

E gjithë kjo histori është çelësi për ta kuptuar pikëpamjen delirante të Putinit që Ukraina nuk është, kurrë nuk do të jetë, një vend i ndarë dhe “kurrë nuk ka pasur traditë shtetërore”. Putini e bëri të qartë këtë plan më 21 shkurt gjatë fjalimit të tij, tri ditë para pushtimit, por edhe në një ese me 6800 fjalë që në korrik të vitit 2021 të cilën e kishte titulluar “Mbi bashkimin historik të rusëve dhe ukrainaseve”. Në këtë ese, ai kthehet para më shumë se 20 shekujsh prapa për ta shpjeguar pse ai është i bindur që “rusët dhe ukrainasit janë një popull – një tërësi e pandashme”. Ai pretendoi që ishte e rëndësishme të kuptohet që rusët dhe ukrainasit bashkë me bjellorusët “janë të gjithë pasardhës të rusëve antik, të cilët kanë pasur shtetin më të madh në Europë”. “Zgjedhja shpirtërore e bërë nga Shën Vladimiri … edhe sot përcakton atë që ne jemi sot”, shkroi Putin, transmeton GazetaExpress.

Disa studiues besojnë që obsesioni në histori i Putinit është i gjatë, i cili gjatë dy dekadave të tij në pushtet mendohej se ishte një dinak taktik dhe i përmbajtur, por bëri një llogaritje të gabuar në karrierën e tij kur vendosi ta pushtojë Ukrainën. Duke bërë këtë, ai bashkoi, me një lëvizje të pamatur, ukrainasit dhe europianët si dhe e tërë bota tanimë është kundër tij. “Ai nuk e kuptoi se edhe shumica e rusisht folësve në Ukrainë e konsiderojnë tani vetën ukrainas – së gjatë 30 viteve të kaluara ukrainasit kanë formuar vendin e tyre. Ai nuk e kuptoi që edhe ata duket se kanë ndryshuar identitet”, tha Peter Elstsov, profesor në Universitetin për Mbrojtje Kombëtare dhe autor i librit “The Long Telegram 2.0: A Neo-Kennanite Approach to Russia”. “Ai po ashtu e vrau tërë përparimet që kishte bërë për ta ndarë Europën. Madje edhe Finlanda me Suedinë, të cilat kanë qenë neutrale, tani do të kërkojnë që t’i bashkohen NATO-së. Ai ka marrë 100 për qind rezultatin e kundërt nga ajo çfarë e dëshirojë”.

Fokusi historik i Putinit ka të bëjë me besimin e tij të thellë që Rusia është një qytetërim i veçantë që ka shumë pak ngjashmëri me Perëndimin. Ky është një element kyç i “Euroazianizmit”, një ideologji perandorake ruse që është më e vjetër së 100 vjet, por sot është drejtuar nga ajo çfarë Putini dhe mbështetësit e tij e quajnë si “filistinizëm” të Perëndimit dhe demokracive të tyre të korruptuara, thotë Kelly O’Neill, një historiane e Rusisë nga Universiteti i Harvardit, transmeton GazetaExpress. Ajo sugjeron së ngurrimi i Putinit për ta integruar tërësisht Rusinë moderne në ekonominë globale e tregon këtë – përveç shitjes se naftës dhe gazit – bazohet më shumë në besimin e tij euroazianist që Rusia dhe vartësit e saj janë “ekonomi të ndara që i takojnë tërësisë së tij perandorake. Është një mekanizëm mbrojtës. Nëse integroheni, atëherë jeni më të prekshëm. Pikëpamja e tyre është “Ne jemi kalaja e Rusisë. Ne nuk kemi nevojë për askënd”.

Ky qëndrim ka rrënjë të thella në historinë ruse, sidomos në besimin rus që të krishterët ortodoks janë superior në krahasim me krishtërimin e liberalizuar perëndimor, të cilin Putin dhe konservativet tjerë rus e shohin si të korruptuar shkaku i ideve të iluminizmit. Në fillim të shekullit 19, kundërpërgjigja ruse për revolucionin e iluminizmit në Francë “Liberté, Égalité, Fraternité” (Liri, barazi, vëllazëri) ishte “Ortodoksi, Autokraci dhe Nacionalizëm” – të cilën Sergey Uvaroz, ministër i edukimit publik i Carit Nikollë I, formuloi si koncept themelimin e Perandorisë Ruse. Kjo kredo trepalëshe nuk përmendet në fjalimet dhe shkrimet e Putinit – atij ende i pëlqen që të besohet se Rusia është demokratike – por thirret tek mendimtarët e djathtë, që kanë ndikuar në Putinin, si: Aleksandr Dugin, Lev Gumilev, Ivan Ilyin, Konstantin Leontiev, Sergei Petrovich Trubetskoy, dhe disa tjerë që janë përmendur në 200 vitet e fundit.

“Formula Uvarov shpjegon pse Rusia gjithmonë ringjallët si një perandori autokratike në periudha krizash – ashtu si bëri pas Revolucionit Bolshevik më 1917 dhe tani pas rënies së Bashkimit Sovjetik”, thotë Eltsov. Qëllimet “Euroazianiste” të Putinit mund të jetojnë apo vdesin përmes autokracisë dhe pushtetit perandorak, thotë Eltsov dhe disa studiues tjerë. “Euroazianizmi është një ide perandorake për shkak se ofron një mënyrë për ta bashkuar popullin dhe diversitetin e tyre”, thotë O’Neill. “Është e vështirë ta bësh këtë edhe nëse ju nuk keni një perandor”.

Për Putinin, ideja për rindërtimin e Perandorisë Euroazia nën sundimin e tij – në të cilën Ukraina bën pjesë – është kryesor edhe për fatin e tij si lider. Rusia, që ka një shtrirje të gjerë në Europë dhe Azi, është një civilizim që kurrë nuk është ditur se a i takon Europës apo Azisë – një dilemë që e bënë këtë gjë edhe më konfuze, me faktin që mongolët e kanë sunduar atë për 240 vite, duke lënë pas miliona trashëgimtar të fisit Tatar. Rusia po ashtu nuk pajtohet me kufijtë e saj, madje as pas 1000 viteve të ekzistencës së saj.

“Në Europë, kufijtë janë vendosur në bazë të lumenjve dhe vargmaleve, por kjo nuk është mënyra se si Rusia e sheh vendosjen e kufijve. Ata i kanë luajtur ato gjatë kësaj kohe”, bazuar kryesisht në frikën se Moska mund të pushtohet, thotë Thomas Graham, një diplomat amerikan me përvojë dhe ekspert për Rusi në Këshillin për Marrëdhënie Ndërkombëtare. “Njerëzit thonë për shumë kohe që në histori nuk ka pasur një shtet me kombësi ruse – që ajo gjithmonë ishte një perandori e një lloji apo e dikujt tjetër. Kufijtë e Rusisë së sotme janë pak a shumë kufijtë e Rusisë së vitit 1721, vitin kur u themelua perandoria. Mënyra se ata e shohin tani (pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik) 1991 u zhbë para 200-300 viteve për shkak të përparimeve gjeopolitike”.

Qëllimi kryesor i Putinit ka qenë ta kthejë atë prirje sa më shumë që të mundet. Apo si Surkov, ideologu i Kremlinit që shkroi më 2019: Pasi u shemb Bashkimi Sovjetik dhe ramë në nivelin e Federatës Ruse, Rusia pushoi së shemburi, filloi të rikuperohet dhe të kthehet në gjendjen e saj natyrore dhe të vetme si një tokë e madhe, duke shtuar dhe ndërthurur vlerat e popujve të saj. Si rezultat, Surkov konkludoi që Rusia do ta rikthejë së shpejti të kaluarën e saj të lavdishme dhe do të jetë në rëndin e parë të fuqive gjeopolitike.

Graham dhe ekspertët e tjerë të Rusisë thonë që është gabim që ta shohim Putinin thjesht si një aparatçik të zemëruar të ish një agjenti të KGB-së që është i mërzitur me rënien e Bashkimit Sovjetik dhe cenimin e kufijve të NATO-së pas Luftës së Ftohtë, ashtu si ai po portretizohet nga komentatorët perëndimorë. Vetë Putini e bëri këtë të qartë në fjalimin e tij më 21 shkurt, kur ai hodhi poshtë trashëgiminë politike sovjetike, duke kundërshtuar gabimet që bënë ish liderët sovjetik, Vladimir Lenin dhe Joseph Stalin që i dhanë Ukrainës një autonomi të pjesshme. Në të kundërtën, Putin dhe nacionalistët e tjerë rusë e shohin sot marksizëm-leninizmin si një import për keqardhje perëndimor.

Putini, më tepër është një nacionalist rus dhe euroazianist, i cili vazhdimisht bën thirrje për “Kievan Rus”, sado e çuditshme kjo, është shpjegimi më i mirë për qëndrimin e tij që Ukraina duhet të jetë pjesë e ndikimit të sferës ruse, thonë ekspertët. Në esenë e tij korrikun e kaluar, Putin madje sugjeron edhe formimin e një kombi të veçantë dhe demokratik ukrainas ku shkruan se ai “është i krahasueshëm edhe me përdorimin e armëve në masë që mund të përdoren kundër nesh”.

Siç ka treguar Putin në eksperimentin e tij të transformimit post-sovjetik, me demokracinë nën ish presidentin rusë, Boris Yeltsin që ishte në struktura të pushtetit të tij, ai po ashtu kurrë nuk ka demonstruar ndonjë simpati për Perëndimin pas luftës së ftohtë, sa i përket kapitalizmit liberal-demokratik. Në vend të kësaj, për të, periudha e Luftës së Ftohtë ka qenë kryesisht rreth ridizajnimit të kufijve dhe pushtetit. Putin është nxitur kryesisht nga një koncept i vjetër strategjik, që ishte përqafuar nga diktatorë të tipit Napoleon Bonaparte, Adolf Hitler dhe strategjist të tjerë të shekujve të fundit, nga nevoja për një “strategji të thellë” apo tampon zona për mbrojtje kufijsh të dikujt tjetër. Për Putinin, babai i të cili luftoi në Luftën e Dytë Botërore (Putin mbart fotografinë e tij çdo vite në paradën kombëtare që përkujton atë çfarë rusët e quajnë Lufta e Madhe Patriotike) dhe për shumë rusë të tjerë, ngjarja përcaktuese e jetës se tyre që i shpëtoi ata nga pushtimi i Hitlerit dhe vdekjet e miliona njerëzve të vendit të tyre. Kjo krahasua me atë kohë, dhe ende vazhdon, më luftën katastrofike të Napoleonit në Rusi një shekull më parë.

“Rusia është pushtuar vazhdimisht. Kjo është një gjë shumë e vështirë për ne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ta kuptojmë, për shkak se ne kurrë nuk jemi përballur me katastrofa të një dimensioni të tillë”, thotë Graham, transmeton GazetaExpress. “Është një ndjenjë që shkon me shekuj: në mënyrë që të mbijetosh, ju duhet një strategji e thellë, kështu që ju duhet t’i shtyni kufijtë sa më larg zemrës së vendit tuaj – jo shumë fizikisht sa barriera gjeopolitike. Ju i shtyni derisa mendoni se mund të rezistoni”.

Premtimi i çuditshëm i Putinit për “denazifikimin” e Ukrainës për ta justifikuar pushtimin e tij – është i çuditshëm, sidomos për faktin se Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është hebre – mund të kuptohet se ai ende është duke luftuar në Luftën e Dytë Botërore, ku një numër i madh i ukrainaseve ju bashkuan nazistëve. Heroi kombëtar i Ukrainës, Stepan Bandera – emrin e të cilit e shohim në shumë rrugë në Kyiv, kryeqytetin e Ukrainës dhe qytete të tjera, statuja e të cilit gjendet në tërë vendin – ishte një nacionalist i ekstremit të djathtë, i cili u bashkua me nazistët dhe kreu masakra në hebrenj. Në fjalimet e tij, Putin gjithmonë e thekson se lufta kundër nazizmit më shumë ishte një triumf rusë. “Ai ndoshta beson vërtetë që po e riprodhon një luftë, duke luftuar përsëri kundër nazizmit”, thotë studiuesja e Rusisë në Universitetin e George Washington.

Konsolidimi i pushtetit të Putinit dhe përpjekjet e tij ta kthejë ish bllokun sovjetik, filluan me pushtimin e disa rajoneve në Gjeorgji më 2008, janë po ashtu rezultatin që Eltsov i quan “sindroma e Weimarit” – një ndjenjë e zjarrtë e humbjes dhe poshtërimit pas mposhtjes se Rusisë sovjetike gjatë Luftës së Ftohtë. Një arsye pse Putin është kaq popullor tek shumë rusë të zakonshëm është ajo ndjenja se i është bërë padrejtësi kombëtare atij populli, thotë Eltsov. Është analoge me atë çfarë i ndodhi Gjermanisë pas Luftës së Parë Botërore, kur një ngritje popullore për Traktatin e Versajës dhe kaosin dhe dobësitë e Republikës së Weimarit nxitën reagim të ekstremit të djathtë dhe ardhjen në pushtet të Hitlerit.

Jo çdo rus, natyrisht, ka pikëpamje anti-perëndimore – madje edhe nëse shkojmë qindra vite më parë. Figura të mëdha të historisë ruse, sidomos dy nga carët e saj më të njohur, Peteri i Madhi dhe Katarina e Madhe, gjithmonë kanë kërkuar që t’i japin identitet perëndimor dhe europian Rusisë. Peter, i cili sundoi nga 1682-1725 ishte aq i dashuruar me Perëndimin saqë ai urdhëroi djemtë e tij, apo lordët, t’i edukojnë fëmijët e tyre në Europë madje vendosi një “taksë për mjekrën” në mënyrë që ata të duken si europianët e rruar. Katerina korrespondoi me filozofin e iluminizmit Denis Diderot, e quajti shkrimtarin francez Voltaire hero të saj dhe fillimisht kërkoj që të ngrinte parlamentin dhe të lironte serfët. Shumë familja mbretërore dhe aristokratike ruse u lidhën me homologët e tyre europian; vetë Katarina ishte me origjinë prusiane.

Por, si Peter ashtu edhe Katarina ishin pushtues. Këto përpjekje për reforma dhe integrime derisa ndihmuan në modernizimin e Rusisë dhe krijuan aristokratë rusë frëngjisht folës të cilët pasuan me veprat e Leo Tolstoi dhe Antoni Chekhov, që u eklipsuan gjithmonë nga frika konservatore ruse. Sot, nacionalistët rusë i përqeshin përpjekjet për reforma perëndimore të Peterit të Madhe duke i cilësuar ato si “kolona e pestë” rebele. Madje edhe Boris Nemtsov – një kundërshtar liberal i regjimit të Putinit, i cili u vra brenda mureve të Kremlinit më 2015 – sugjeronte që Rusia mund të përfitonte nga një monarki kushtetuese si ajo e vitit 1993.

Edhe pse pak kuptohet nga shumë perëndimore, edhe figura letrare ruse që ata i nderojnë, siç janë Fyodor Dostoevsky dhe Aleksandr Solzhenitsyn, ishin besimtar të idesë për një “Rusi të madhe” nën sundimin e një autokrati absolut. Solzhenitsyn, fitues i çmimit Nobel për letërsi dhe njëri prej shkrimtarëve më të njohur që ekspozoi tmerret e gulagëve sovjetik, më vonë u bë njëri prej shkrimtarëve të preferuar të Putinit. Para vdekjes së tij më 2008, Solzhenitsyn shkroi në një ese: Të gjitha debatet për një popull të veçantë ukrainas që ekziston që nga shekulli i nëntë dhe atë që ata nuk kanë folur rusisht janë të shpikura dhe gënjeshtra”. Pak para vdekjes se tij më 1881, Dostoevsky shkroi: Për njerëzit e Carit është mishërimi i tyre, i tërë ideologjisë së tij, shpresave dhe besimeve të tyre”.

Putin, thonë shumë ekspertë rusë, është cari i fundit i Rusisë dhe kështu duhet ta shohin strategjistët perëndimorë atë dhe të kërkojnë mënyra për ta ndalur atë. Përgjigja, në fund, mund të jetë se ne do të kuptojmë se Putini më shumë po vepron me dobësinë e tij se me forcën. Më fjalë tjera, Putin po kërkon të kalërojë si tigër në demokracinë dhe vetëvendosjen e Ukrainës dhe kështu ta formojë sferën ruse me shtete – të cilat, tani të gjitha, dëshirojnë t’i bashkohen perëndimit – kurse ai nuk e di si t’i largojë ata. Eltsov argumenton që si rezultat i përpjekjeve të saj shekullore më shumë kombe etnike dhe kufijve të ndrysheshëm të saj, Rusia nuk mund të jetojë gjatë si demokraci e vërtetë liberale.’

Nëse do ta përqafonte Perëndimin dhe vlerat demokratike të tij, thotë ai, “Rusia më shumë mundësi do të dezintegrohej”. /GazetaExpress/