Kina ka bërë me dije se Rusia nuk i ka kërkuar ndihmë asaj për luftën në Ukrainë.


Dy zyrtarë amerikanë i thanë të dielën CNN se Rusia i ka kërkuar Kinës mbështetje ushatarake, përfshirë dronë. Gjithashtu, i ka kërkuar edhe ndihmë ekonomike.
Por, të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, theksoi në një konferencë shtypi se “Amerika po dezinformon”.

“Kohët e fundit, SHBA po dezinformon kundër Kinës, në lidhje me çështjen e Ukrainës”, tha Lijian.

“Qëndrimi i Kinës sa i përket kësaj çështjeje është i qartë dhe ne kemi luajtur rol konstruktiv në promovimin e negociatave të paqes. Është e rëndësishme që të gjitha palët të përmbahen dhe të ulin tensionet, e jo t’i hedhin benzinë zjarrit”, shtoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze.