INTENCA E QËNDRIMIT NË KËMBË NJE REFLEKS I NAMAZAT NGA MIRAXHI 

 


 

Taxhudin Hamidi-Tetovë 

 

 

Kuran: Eshu’ara:218, 

” (Ai Allahu) i cili të sheh kur të ngrihesh në këmbë “! 

Prominenca e kushtit të dytë në namaz, pas Tekbirit fillestarë (Allahu ekber), është qëndrimi në këmbë në namaz. 

Qëndrimi në këmbë në Namaz demostronë vigjilencën  apsolute të besimtsrit që realizon farzin e namazit  në kontinuitet. 

Këtë pozitë të qëndrimit në këmbë e dëshironë Krijuesi i Gjithësisë. 

Sepse njeriu në këtë pozitë të qendruarit në këmbë shembullonë kodrat dhe malet e forta dhe të pa lëvizshme. 

Menyra e argumentimit që obligonë dhe formonë imperativin nga fjala e Kuranit “kuumu”, 

shpie ne obligueshmëri dhe në qëndrimin në këmbë. 

Qëndrimi në këmbë vazhdimisht manifestonë gadishmërinë për urdhërat e Zotit . 

Qëndrimi në këmbë mbrenda Namazit të kushtit të dytë është doktrina e qëndrueshmerisë e të arriturave të plota pozitive. 

Esenca e qëndrimit në këmbë është që të qëndrojmë drejtë si germa Elif, e Alfabetit të Kuranit. 

Këtë qëndrim të urdhëruar dhë të dëshiruar nga Zoti dhe Profeti  islam është një mënyrë se si duhet të plotësojmë obligimet duke qëndruar në këmbë për të kryer detyrat që shpiejnë në përparimin dhe prosperitetin e gjith njrzimit. 

Pejgamberi islam na porosit ne hadis dhe thote: (sal-li kaimen…), 

” Falu ne kembe ose (realize detyrën e namazin duke qëndruar drjtë në namaz…)”. 

Qendrimi në këmbë është një fenomen që dispozitat e sheriatit e kanë vendosur në Namaz si kusht i dyteë dhe pas Tekbirit fillestarë i cili e zyrtarizonë stratimin e namazit  me të gjitha kushtet e mundshme paraparakë. 

Sa për ilustrim do të i përmëndim: 

        1.Nijeti – berja e nijetit ose qëllimi; 

        2.Koha e caktuar e namazit; 

        3.Trupi i pastër (s’bashku me robat); 

        4.Vendi i pastër; 

        5.Trupi i mbuluar siapas normave;  

        6.Kibla – drejtimi i fytyrës drëjtë anës juglindore.   

Pasi që bindemi në fjalen e Zotit të Madh nuk mbetet alternativë tjetër përpos se të qëndrojë vazhdimisht në këmbë (përderisa vijojnë plotësimi i kushteve të tjera në namaz) . 

Qendrimi në këmbë hap një program të përgjëgjesisë për të ruajtur veten, familjen,qytetarët që jeton bashkë, shoqeria dhe i tërë populli në kosmos. 

Ky është synimi i kushtit të dytë në Namaz apo qendrimi në këmbë. 

Kurani në formën e instruktorit dhe inxhinierit meë të përsosur për jetën si model e përsosur e mësonë Muhamedin, njeriun e parë dhe të fundit të njerzimit me fjalët të përmenduara në Kuran, Sureja al Mudethir:1-3,: 

(Ja ejuhel mudethir, kum fe endhir,ve Rabeke fe kebir), 

“O ti i mbuluar ! 

ngrihu dhe tërhiqu vërrejtjen duke i thirrur dhe madhëroje Zotin tend”. 

Kuran: Eshu’ara:218, (eledhi jerake hine tekumu), 

” (Ai Allahu) i cili të sheh kur të ngrihesh në këmbë “! 

Kuran: Eshu’ara:219, 

(ve tekalubeke fis saxhidinë), 

“E të sheh edhe lëvizjen  në mësin  e atyre  që falen”. 

Pas këtij ajeti apo pas kësaj shpallje Muhamedi për 23 vite qëndroi në këmbë duke u përgjigjur për të gjitha nevojat dhe obligimet Ummetit! 

Kjo filozofi e  receptorit të qëndrimit në këmbë vazhdimisht për të përfunduar me suksesë me të gjitha obligimet si përgjegjës dhe si lider i një populli dhe udhëheqësi pa ndonjë anë nga aspekti  territorial, nacioanl dhe të sferave të postit dhe resurseve ekonomike. 

Jo kot,jo vetem pa kuptim dhe jo rastesisht Muhamedi realizoi projektin më të famshëm në historinë e mrelullive siç është Miraxhi. 

Miraxhi si një imaxh dhe reputacioni i shprehjeve të federalizimit mes të gjitha tempujtë në tokë që besojnë Zotin me cilsitë dhe sifatet e Tij, të vjetra pa fillim dhe të përhershme pa mbarim dhe i cili mbanë trupat qiellore që të mos rrëzohen mbi tokë është Allahu Fuqiplotë, “Rabun”  Kujdestari për të gjithë qeniet dhe krijesat  në tokë e mbi tokë i barabartë në aspektin e nevojave dhe të komoditetit për të shfaqur jetin dhe egzistencën e tyre. 

Allahu Fuqiplote e thirri Muhamedin në Miraxh për ta mësuar dhe për ta trajnuar se si duhet të qëndroje në toke në këmbë dhe I gatshëm ndaj sfidave në rrjedhojë të zhvillimeve njerzore! 

Qendrimi në këmbë është një metodologji e zbritur nga Miraxhi. 

Prandaj Muhamedi Alejhiselam duke qëndruar në këmbë ai për 23 vite zgjidhi të gjitha nevojat dhe problemet e njerëzimit. 

Figurat markante nga tefsirologjia islame duke shkëputur disa fragmente në lidhje me kontributin e angazhimit patriotik dhe të dashurisë për konceptin epistemologjik të njeriut ata prshkruajnë ortopraktikën hortative të Muhamedit Alejhiselam  duke qëndruar ai në këmbë para Krijuesit të Tij. 

Duke qëndruar në këmbë para kërkesave të Umetit të tij . 

Duke qëndruar në këmbë para obligimeve që iu ngarkuan me Vahjin e shpallur. 

Pas ajetit –versetit kuranorë, “Kum…”! Që në gjuhën shqime mundesishtë përafërsojmë përkthimin me “ngritu,çohu,qëndro në këmbë,qendro gaditu,në pozitë gadishmërie pr të nisur hapin e pare dhe për të lëvizuar.  

Në lidhje me këtë qëndrim të Muhamedit Alejhiselam  që të qëndrojë në këmbë ditë e natë. 

 Haz. Hadixhja thotë:”Muhamedi pas këtij ajeti ai nuk bëri gjumë të rehatshëm”. 

Transmetohet  se haz. Hadixhja njëhere tregonë se nga dhimbja që përjetonte Muhamedi i Dërguari i Zotit, ajo e këshilloi dhe kërkoi të pushojë të mos angazhohet tej mase dhe të mos qëndrojë shumë në lëvizje dhe në këmbë. 

Muhamedi u përgjigj:”O zonja e nderuar Hadixhe,nuk ka pushim më për Muhamedin”. 

Ky është qëndrimi i Muhamedit në këmbë! 

Qëndrimi në këmbë i inauguruar që nga Nata e Miraxhit e deri në fund të jetës së Muhamedit nuk pushoi apo nuk ndaloi. 

Ai qëndroi në këmbë duke ecur,duke punuar,duke hartuar ligje , duke pajtuar popujt e xhahiljetit , duke i zbutur fiset që të mos e shohin përparimin në ngrindje dhe luftra   dhe duke qëndruar në Namaz në këmbë dhe me këtë kujtonte çastet e Natës së Miraxhit. 

Prandaj mesimet e fesë islame obliguan  ithtarin e saj që të i përkujtojë këta çaste  pesë herë në ditë që eventualisht të mos shmanget nga përparimi dhe vitytet njerzore. 

Porosia jonë për këtë vit është që në këtë Natë të Miraxhit, për popullin shqiptarë dhe për brezin e ri, qëndrimi në KËMBË për intetesat e përgjithshme të popullit shqiptare është një projekt i kërkuar nga Kurani, Suneti, nga zotuesit e koncensusit  të akademise muslimane në gjithë botën dhe nga kauza e kombit tonë . 

Muhamed Ikball thote: 

“Nëse deshirojne (rinia)të përparojë duhet te harojë gjumin”.  

Të qendrojë në këmbë në krye të detyrës dhe obligimeve që të ec paralelë me të arriturat aktualitetit zhvillimorë modern. 

 

(xhxhxh!)