Sot është shënuar dita e 19-të e luftës Rusi-Ukrainë, me shpërthime të shumta dhe sulme që kanë shkaktuar mijëra viktima dhe të plagosur gjithashtu kanë penguar evakuimin e sigurt të civilëve, shkruan BBC


Por çfarë ka ndodhur deri më tani?

-Ushtria ruse ka sulmuar një bazë stërvitore ushtarake në qytetin perëndimor të Ukrainës, Javoriv. Së paku 35 njerëz janë vrarë dhe mbi 130 janë plagosur.

-Luftimet në zonat jashtë kryeqytetit Kiev kanë vazhduar. Një gazetar amerikan është qëlluar për vdekje në qytetin pranë, Irpin.

-Kombet e Bashkuara kanë thënë se numri i refugjatëve ukrainas ka arritur në gati 2.7 milionë.

-Shifra e të zhvendosurve të dielën është rritur për më shumë se 100,000 krahasuar me një ditë më herët. Shefi i Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, Filippo Grandi, ka thënë se ky është eksodi më i madh i refugjatëve në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore.

-Negociatorët rusë dhe ukrainas kanë nisur raundin e katërt të bisedimeve që synojnë ndalimin e konfliktit. Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak thotë se këto bisedime do të fokusohen në vendosjen e armëpushimit, tërheqjen e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën.

-Por sulmi i Rusisë ka vazhduar duke bombarduar një bllok apartamentesh dhe një fabrikë të prodhimit të avionëve në kryeqytet, Kiev

-Ukraina po përpiqet të evakuojë civilët përmes 10 “korridoreve humanitare”, duke përfshirë zonat pranë Kievit dhe në rajonin lindor të Luhanskut

-Kina i ka cilësuar pretendimet e zyrtarëve amerikanë se Rusia i ka kërkuar Pekinit ndihmë ushtarake në Ukrainë të rreme”.

-SHBA paralajmëroi Pekinin se do të përballej me pasoja të ashpra nëse do të mbështeste Moskën

-India po konsideron të pranojë ofertën e Rusisë për të blerë naftën e saj dhe mallra të tjera me çmim më ulët, pas vendosjes së sanksioneve perëndimore kundër Moskës.