Kjo e diel shënon ditën e 18-të të luftës në Ukrainë, ndërsa situata sa vjen e tensionohet edhe më shumë.


Të shtunën u arrit evakuuimi i rreth 13,000 ukrainasve. Po ashtu 7 civilë, gra dhe fëmijë vdiqën gjatë bombardimeve pasi nuk përdorën korridorin e gjelbër humanitar, teksa po tentonin të largoheshin nga një fshat afër Kievit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka dhënë paralajmërimin që Ukraina e ka informuar se Rusia po planifikon të marrë kontrollin e plotë të centralit bërthamor në Zaporizhzhia. Por ky pretendim mohohet nga vetë Rusia.

Rusët kanë goditur bazën ushtarake në Lviv, pranë kufirit polak sot herët në mëngjes me orën lokale, sipas zyrës së shtypit të qeverisë rajonale të Lviv.

IPSC është një bazë e madhe ushtarake që përfshin një qendër trajnimi për ushtarët, kryesisht për misionet paqeruajtëse.

Sipas të dhënave paraprake, Rusia lëshoi tetë raketa pranë Lviv, tha qeveria rajonale.

14:00 Vritet gazetari i “New York Times” në Ukrainë (Emri+Foto)

Gazetari i “New York Times”, Brent Renaud është vrarë në Irpin të Ukrainës këtë të diel.

13:39 Rusia akuzohet për rrëmbimin e kryetarit të dytë në Ukrainë

Qeveria e Ukrainës ka akuzuar ushtrinë ruse për rrëmbimin e një kryebashkiaku tjetër, brenda tre ditësh Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba shkruan në Tëitter se Yevhen Matveyev u kap në qytetin jugor të Dniprorudne, duke akuzuar Rusinë për taktika “terrori”. Më herët, presidenti i Ukrainës akuzoi Rusinë se po përpiqet të krijojë “pseudo-republika” për të copëtuar vendin e tij.

12:43 Negociatat Rusi-Ukrainë, dy ditët e ardhshme pritet të zhvillohet raundi i katërt i negociatave

Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Podoliak Belta tha sot se bisedimet e mëtejshme midis Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen javën e ardhshme. “Sapo të përpunohen formatet e ndërsjella kundër-ligjore, do të planifikohet një takim – raundi i katërt i negociatave. Mund të jetë nesër, pasnesër,” i tha Podoliak Belta. Më tej ai shtoi se propozimet për zgjidhjen e konfliktit janë të shumta, por më e rëndësishmja sipas tij është një armëpushim.

13:00 Papa thirrje Rusisë: Në emër të Zotit ndalojeni masakrën!

Papa Françesku ka dënuar në mënyrë të ashpër sulmin rus ndaj Ukrainës.

“Në emër të Zotit, le të dëgjohet klithma e njerëzve të vuajtur dhe le të ndalojnë bombardimet dhe sulmet”, tha ai gjatë meshës së të dielës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Bombardimet e spitaleve të fëmijëve dhe civilët janë “barbare” dhe nuk kanë “asnjë arsye të vlefshme strategjike”, shtoi Papa.

12:00 India zhvendos përkohësisht në Poloni ambasadën e saj në Ukrainë

India po zhvendos përkohësisht në Poloni ambasadën e saj në Ukrainë për shkak të përkeqësimit të shpejtë të situatës së sigurisë atje prej sulmeve ruse. Ky njoftim ka ardhur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Indisë (MEA) në një deklaratë të dielën. “Në funksion të përkeqësimit të shpejtë të situatës së sigurisë në Ukrainë, duke përfshirë sulmet në pjesët perëndimore të vendit, është vendosur që ambasada indiane në Ukrainë do të zhvendoset përkohësisht në Poloni”, thuhet në deklaratë.

11:58 Shkon në 35 numri i të vdekurve nga sulmet ruse në objektin e stërvitjes ushtarake

Mësohet se numri i të vdekurve nga sulmet ruse në objektin e stërvitjes ushtarake mëngjesin e sotëm ka arritur në 35. Administrata rajonale e Lviv ka lajmëruar sot se sulmet ajrore ruse në terrenin stërvitor ushtarak Yavoriv vranë 35 qytetarë të pafajshëm ukrainas. Gjithashtu, ai shtoi se 134 persona të tjerë janë shtruar në spital për shkak të lëndimeve të shkaktuara nga sulmet me raketa herët në mëngjes.

11:47 Presidenti polak: Përdorimi i armëve kimike mund të nxisë ndërhyrjen e NATO-s

Presidenti polak, Andrzej Duda tha se përdorimi i armëve kimike nga Rusia në Ukrainë mund ta shtyjë NATO-n të rishqyrtojë vendimin e saj për të mos ndërhyrë ushtarakisht në konflikt me Rusisë dhe Ukrainës. I pyetur nga BBC nëse nëse mendon se presidenti Putin mund të përgatitej të përdorte armë kimike gjatë luftës në Ukrainë ai tha se nga Putin mund të pritet çdo gjë. “Nëse po më pyesni nëse Putini mund të përdorë armë kimike, unë mendoj se Putini mund të përdorë çdo gjë tani, veçanërisht kur është në këtë situatë të vështirë. Politikisht, ai tashmë e ka humbur këtë luftë, dhe ushtarakisht, ai nuk po e fiton atë. Sigurisht, të gjithë shpresojnë se ai nuk do të guxonte ta bënte këtë,” tha Duda.

11:37 Sulmi ajror rus, shkatërrohet një pallat në Chernihiv

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se një sulm ajror rus ka shkatërruar një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin verior të Chernihiv. Sipas tij, të paktën një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në sulm, ndërsa shtatë të tjerë janë shpëtuar. Videot e pa verifikuara në mediat sociale treguan tym të zi që dilte nga ndërtesa nëntëkatëshe ndërsa zjarrfikësit po luftonin për të ndaluar flakët.

11:23 Ukrainë, sulmohet treni për evakuimin e refugjatëve

Një tren pasagjerësh që po bënte rrugën për të marrë refugjatët që po evakuoheshin nga Ukraina lindore ka qenë shënjestra tjetërt e radhës e forcave ruse. Kompania hekurudhore kombëtare e Ukrainës ka njoftuar se është vrarë një pjestar i ekuipazhit të trenit dhe një punonjës tjetër u dërgua në spital. Sipas tij, treni ishte gati të merrte banorët që po evakuoheshin nga rajonet Donetsk dhe Luhansk në stacionin Lyman, duke përfshirë 100 fëmijë.

9:49 Çfarë do të bëjë Gjermania nëse nuk rrjedh më gaz rus?

Kërcënimi i Rusisë për t’ia mbyllur Europës rubinetin e gazit ka nxitur kërkime të ethshme për alternativa të tjera. Nga opsionet që janë në tryezë asnjëra nuk është shumë e shpejtë dhe e vlefshme.

9:30 Sulmi në bazën ushtarake në Lviv, nëntë të vrarë dhe 57 të plagosur

Nëntë persona janë vrarë dhe 57 plagosur gjatë sulmit në një bazë ushtarake në Ukrainën perëndimore në Lviv, tha guvernatori i rajonit, Maksym Kozytsky. Autoritetet tani po punojnë për të shuar zjarrin në bazë, tha ai në një konferencë për shtyp. Kozytsky tha se Rusia gjuajti më shumë se 30 raketa në objektin ushtarak të Yavoriv. Një numër i madh autoambulancash kanë shkuar në bazë.

8:30 Sa larg do të shkojë Putini?

Pas bombave në spital vjen bomba atomike? Nuk mund t’i kuptosh dot më me arsye vrasjet monstruoze në Ukrainë, shkruan Miodrag Soric. Nëse do ta quash “të çmendur” Vladimir Putinin, është njësoj si me Stalinin, Leninin apo Maon: Pushtetarë të etur mjaft kalkukues, të nxitur me fanatizëm nga ideologjia e tyre. Putini dëshiron ta bëjë Rusinë një superfuqi sërish, pavarësisht çmimit. Ai e ndjek këtë qëllim, edhe kundër vullnetit të popullit të tij dhe elitave të instaluara prej tij e të korruptuara. Të dyja palët me sulmin në Ukrainë ai jo vetëm i ka habitur, ish-punonjësi i shërbimit sekret ka tradhtuar interesat e tyre.