Biden merr vaksinën e dytë perforcuese kundër COVID-19 (VIDEO)

Presidenti Joe Biden, 79 vjeçar, tha se vendi po përballej me një ‘moment të ri’ në pandemi, ndërsa ai përveshi mëngët për një vaksinë të dytë përforcuese.


“COVID-19 nuk e kontrollon më jetën tonë, kjo ka rëndësi”, tha Biden.

Biden mori përforcuesin e dytë për COVID-19 të mërkurën pasdite pasi Administrata e Ushqimit dhe Barnave miratoi një dozë të katërt të vaksinave Pfizer ose Moderna për amerikanët mbi moshën 50 vjeç.