Shkruan: Bardhyl Dauti


Putin me Rusinë e vet, prej krejt muslimanëve të botës, vetëm shqiptarët i shpall armiq. Konstantja armiqësore e tyre karshi shqiptarëve nuk ndryshon, është e brumosur në histori shume thellë, që nga mesjeta, jo për arsye religjioze por etnike.

Kjo është kështu sepse Rusët dhe lloji i tyre në Ballkan, sllavët, e dijnë që shqiptarët kanë identitet nacional të fortë, që e bazojnë në premisën kulturore dhe jo në atë të religjionit apo ideologjive që derivohen nga doktrinat. Identiteti fetar dhe ideologjik, karshi identitetit nacional është relativ, ose i dyti sipas rradhës, për shqiptarët. Elementi kulturor është premisë bazë e identitetit nacional për popujt e civilizuar të Perendimit, ku bëjmë pjesë edhe ne, shqiptarët, pra një linearitet i përkryer në definim të identitetit.

Për dallim, lindorët, ku bën pjesa bota sllave dhe ajo arabe, në mungesë të identitetit kulturor, në emër të një gjuhe unike, identitetin nacional e teritorial e definojnë sipas bekimeve që vin nga religjionet dhe ideologjitë që i ndërtojnë nga doktrinat, me mjaft elemente dogmatike, pra një mish-mash ngatërestar i llojit të vet.
Shkrimtari ynë i madh i kohës tonë, Ismail Kadare, në veprën e tij “Mosmarëveshja”, ku trajton rrugën sfiduese të identitetit evropian – perendimor të popullit shqiptar, artikulon bukur mirë këto tema, si askush tjetër. Pra, dy koncepte paradoksale në definim të identitetit, patjetër që janë në konflikt ndërmjet tyre.

Të mos shkojmë më larg, boshnjakët janë shembull përbërës të argumentit që përmenda më lartë, ku për dallim nga shqiptarët, në mungesë të identitetit kulturor, ata, identitetin nacional e atë teritorial e bazojnë në elementin e religjionit, një krizë e llojit të vet.

E tash si të ja bëjmë me ”Open Balkanin”, që politikisht nuk është asgjë tjetër përveç se një ”autostradë e politikës ruse në Ballkan”, që kalon përmes Beogradit dhe Sërbisë, e cila duhet të mbërij me çdo kusht tek shqiptaret, qe t’i instrumentalizojë e ç’orientoj politikisht, siç ka bë gjithmonë, me politikat e majta neobolshevike e marksist lenininiste të pas luftës së dytë botërore e deri në ditët e sotme.

Eshte pak vone per reflektim, duhet veprim!