Një autobus që po barte 50 shtetas të ukrainas është aksidentuar në Itali, ndërsa si pasojë ka vdekur një person e janë lënduar disa tjerë, është njoftuar nga Shërbimi i Zjarrfikësve të Italisë në Twitter të dielën.


Aksidenti ka ndodhur në autostradën A14 në segmentin mes Forlit dhe Cesenas.

Shërbimet e emergjencës janë në vendin e ngjarjes, duke përdorur vinça për të ngritur autobusin.