Dje në mbrëmje rreth orës 22:30, në rrugën rajonale në Zdunjë të Gostivarit, zyrtarë policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar 50-vjeçarin F.A. nga Orqusha e Gostivarit, i cili me veturë “Opel Corsa” me targa të Gostivarit, transportonte dru zjarri pa dokumentet e nevojshme. Automjeti dhe drutë janë konfiskuar dhe janë dorëzuar në Policinë Pyjore, ndërsa ndaj F.A. do të vijojë një parashtresë përkatëse.Ts