Ahmeti: Teuta Arifi mund të kontribuojë si ambasadore në BE (Video)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot komentoi propozimet e Qeverisë për ambasadorë të rinj. Ahmeti thotë se Teuta Arifi është propozuar për ambasadore në BE pasi e njeh procesin sepse ka qenë ish zëvendëskryeministre për integrime evropiane.


“Zonja Arfi ka qenë zëvendëskryeministre për integrimet evropiane, si proces e njeh këtë proces. Është vlerësuar se zonja Arifi mund të kontribuojë në këtë pikë për shkak të kontributeve dhe lidhjeve të mëhershme që ka pasur me rajonin por edhe me Bashkimin Evropian”, tha Ahmeti.

Ahmeti komentoi edhe propozimin që Viktor Dimovski të bëhet ambasador në Paris.

“Nuk mund të konfirmoj nëse z.Dimovski i ka lënë shqiptarët pa nënshtetësi, sepse kjo çështje është e etnizuar dhe politizuar, shifrat që fliten ne opinion janë marramendëse, e vërteta është krejtësisht ndryshe, nuk do të thotë se nuk janë bërë harresa dhe pengesa në drejtim të njohjes së nënshtetësive, është proces nën kujdes të vazhdueshëm për tu përmbyllur me sukses”, tha Ahmeti.