Këyre ditëve Rusia i ka shpallur  armike 20 shtete të botës në mesin e tyre  edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqiperisë. Ajo këtë e ka bërë për shkak të anës që e mbajnë këto shtete në konfliktin Rusi Ukrainë më sakt për shkak të  rreshtimit të tyre në taborin e shteteve që e kundërshtojnë agresionin e fundit rus në Ukrainë, por edhe për shkak të sankcioneve të miratuara nga ana e tyre ndaj Rusisë. Dhe pyetja shumë logjike pas kësaj situate të re të nxitur nga Rusia me shpalljen e listës së shteteve armike të saj është se athua vallë tani e tutje përvec Ukrainës në luftë me Rusinë a jane edhe 20 shtetet e shpallura armike nga Putini


Pra sipas një logjike të shendoshe tani e tutje Maqedonia dhe Shqipëria si dhe 18 shtetet e tjera armike të Rusise janë caqe të mundshme dhe legjitime   sulmi ushtarak për  Rusinë. Kjo për faktin se ajo i ka shpallur shtete armike të saja këto shtete. Dhe tani qështje për debat është fakti se a ka kush u garanton siguri shteteve që shpallen armike nga Putini në kushte kur ky i fundit dhe makineria e tij luftnxitëse ka filluar sulmin e pamëshirshëm

ndaj Ukrainës e cila është orientuar drejtë vlerave demokratike  perendimore. Nëse Putini është i gatshëm ta sulmojë një shtet fqinjë si Ukrainën atëher më lehtë mund të na sulmojë edhe ne në Maqedoninë e Veriut dhe bashk-kombasit tanë në Shqipëri. Armiqt përher mund të sulmohen posaqërisht është i njohur fakti se atyre u është kercenuar nje shtet me mentalitet luftenxitës dhe hakmarrës sic ka qenë përher dhe është tani  Rusia.Nëse një shtet shpallet armik nga një shtet tjetër atëher shpërblimet për shtetin e shpallur armik janë:  Sankcionet ekonomike e deri te  dënimet e tjera të karakterit politiko-diplomatik si dhe ushtarak sic janë plumbat bombat dhe raketat e jo ndonjë shpërblim i mire dhe i dëshiruar. Pyetje që parashtrohen me këtë rast janë: 1.A duhet të brengosemi nga fakti se nga Rusia  jemi shpallur shtete armike Po patjetër se po. 2. A kemi ne kapacitete shtetërore politiko-diplomatike dhe ushtarake që ti kundërvehemi Rusisë pergjigje logjike është Jo.Prandaj duhet protestuar realishtë me tendencë që Rusisë ti bëhet me dije se në situatën e shkaktuar të kesaj lufte të pakuptimtë që e ka nisur vetë ajo ne jemi në anën e SHBA-ve dhe forcave paqësore properendimore. Me këtë rast institucionet kompetente shtetërore duhet të dinë mirë ta scarojne  situaten e re të krijuar me shpalljen tonë si armiq nga ana e Rusisë dhe ta deshifrojnë mirë atë kercenim si dhe të propozojnë plane, strategji dhe masa për veprim politiko-diplomatik konform situatës se re dhe të pavolitshme të krijuar nga Rusia. Nuk duhet injoruar këtë situate e cila kërkon masa dhe veprime adekuate për tejkalimin e saj pa pasoja dhe pa u zbrapsur nga orientimi apo nga kursi properendimorë nga i cili janë orientuar Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë. Kërcënimet e tilla serioze kërkojne aktivitete dhe veprime  serioze për ballafaqim efikas me to me qëllim të tejkalimit të  rreziqeve të mundshme.