Demonstratat kundër luftës në Ukrainë janë duke u zhvilluar edhe një herë në mbarë botën, përfshirë edhe Rusinë, ku kritiku i zëshëm i Kremlinit, Alexei Navalny u ka bërë thirrje qytetarëve atje që të mbajnë qëndrim kundër presidentit Vladimir Putin dhe pushtimit të Ukrainës.


Më shumë se 14 mijë njerëz në 112 qytete janë arrestuar në Rusi për protesta kundër luftës që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, sipas një organi të pavarur të të drejtave të njeriut në vend.

“OVD-Info”, një faqe monitorimi, ka thënë se të paktën 14 mijë persona në 28 qytete janë arrestuar që nga 24 shkurti, por ka theksuar se shifra reale mund të jetë më e lartë.