Presidenti rus Vladimir Putin ka përdorur dy të tretat e fuqisë totale luftarake ruse që ai aplikoi për këtë pushtim, u tha gazetarëve të dielën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, shkruan CNN.


Kjo “do të thotë ende se ai ka një të tretën jashtë Ukrainës, gjë që nuk është e parëndësishme,” tha zyrtari.Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se “që nga mëngjesi i sotëm” forcat ruse “kanë lëshuar më shumë se 320 raketa”.

Shumica e këtyre raketave janë “raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi”, shtoi ai.