Mediat ukrainase po shpërndajnë në rrjetet e tyre sociale pamjet ku ushtarët rusë po shpërthenjë bankat dhe marketet për të marrë ushqimet e tyre.


“Çlirimtarët rusë” grabitin arkën e Privatbank në rajonin Kherson”, shkruajnë në një postim në videot virale.

Pamjet kanë kapur nga kamerat e fshehta në banka dhe marketet e ndryshme në zonat e luftimit në Ukrainë.

“Në Kherson, pushtuesit filluan të grabisin në mënyrë të trashë bankat dhe të nxjerrin të gjitha gjërat me vlerë nga kasafortat e ukrainasve! Video tregon një nga degët e private në Kherson. Qofshi të mallkuar dhe të vdisni në betejën tjetër me Heronjtë tanë!”, thuhet në videon e postuar në rrjetet sociale.