VIDEO / Taksistët nga Shkupi mezi mbijetojnë: Na mbytën shtrenjtimet, shteti duhet të mendoj edhe për ne!

E kanë vështirë të mbijetojnë për shkak të harxhimeve të mëdha që kanë, ndërkohë që nuk ku mungon edhe ndihma nga shteti.
Taksistët shqiptarë që punojnë në Shkup deklarojnë për Open-TV se momentalishtë janë taksitë më të varfër në rajon.


Ata presin rritjen e cmimeve për shkak të shtrenjtimit të derivateve të naftës dhe produketeve ushqimore, por rritja nuk varet nga ata.

“Shumë vështirë, shumë harxhime të mëdha, as harxhimet elementare të makinës s’po mund ti mbulojmë, e mos të flasim më për familje. Na mungon edhe ndihma e shtetit. Më herët kemi qenë më shumë të kënaqur nga puna jonë, kemi ruajtur familje, ndërsa tani me këto harxhime e kemi vështirë”, deklaroi njëri nga të intervestuarit nga Open-TV.

‘Nga viti 2006 të gjitha cmimet kanë lëvizur në Maqedoni përvec cmimit të taksive. Derivatet janë shtrenjtuar nga 48 denar në 73 denar për litër. Kemi nevojë edhe ne për ndonjë shtrenjtim dhe shteti duhet të mendojë në këtëë drejtim. Në këto kushte të vështira e kemi problem ti mbulojmë pagesat. Realshtë cmimi duhet të jetë 60 denar starti, 30 denar kilometri. Tash e kemi 40 denar starti, 25 denar kilometri”, tha një taksi tjetër që po priste radhë.

“Tash për tash gjëja më e vështirë është të punoh taksi, sepse ne jemi më të lirët në rajon.Me këto cmime që po rriten cdo ditë nuk ka asnjë lëvërdi të punohet, sepse vetëm këtë punë e bëjmë. Kur del drita në mëngjes në vend se të gëzohesh për punë, ne dalim të mërzitur”, thotë një taksist me përvojë.

U larguam nga ata me dëshirën se do të bëhët më mirë, por shumë nga ata ishin të pashpresë./Open-TV/

https://fb.watch/baBn7czTNX/

 

https://www.facebook.com/opentvmk/videos/693302325379530