Ka ndërruar jetë 77-vjeçari, gjenerali serb i ushtrisë jugosllave, Svetozar Marjanoviq, i cili njihet si një ndër ndëshkuesit e marrëveshjes së Kumanovës, e cila rezultoi me kapitullimin e Serbisë në Kosovë.


Mediat serbe kanë raportuar se ai ka vdekur të shtunën, pas problemeve që pati me zemër.

Svetozar Marjanoviq kishte nënshkruar marrëveshjen në qytetarin e Kumanovës së Maqedonisë së Veriut, pak përtej kufirit me Serbinë, më 9 qershor 1999.

Marrëveshja e Kumanovës ishte nënshkruar nga gjenerali i ushtrisë jugosllave për t’i dhënë fund fushatës 78 ditore së bombardimeve të NATO-s dhe luftës në Kosovë.

Nën Marrëveshjen e Kumanovës e cila ishte edhe marrëveshja që kapitulloi Jugosllavinë, ushtria jugosllave dhe policia serbe janë tërhequr nga Kosova, duke lejuar kështu vendosjen e trupave të NATO-s në Kosovë dhe më pas kthimin e mijëra shqiptarëve të Kosovës të cilët ishin dëbuar me dhunë.