Ukraina një shkollë shumë e rëndësishme politike për politikanët.

Ejup Berisha


Ukraina një shkollë shumë e rëndësishme politike për politikanët.

Njeriu lind i paditur apo tabulla rasa thënë më carte ai është si letër e bardhë. Ky me kalimin e kohës kur rritet pak nga pjestarët më të moshuar dhe më me pervojë të familjes së tij merr mësime për veten, jetën, rrethin, rrethanat dhe shoqerinë ku jeton. I njëjti më vonë mëson edhe shumë gjëra më të rëndësishme dhe më të dobishme në mesin e tyre ai mëson se ka komb dhe ka shtet pjesë e të cilëve është edhe vetë ky si qytetar. Apo me arritjen e pjekurisë i njëjti bëhet edhe më i vetëdijshëm për rolin dhe rëndësine e shtetit dhe kombit në jetën e tij si dhe se si duhet të sillet dhe se si duhet ti trajtojë i njëjti të dyja këto. Apo dhe se si duhet ti dojë, si ti respekton, si ti përparon dhe se si zhvillon ai kombin dhe shtetin e tij. Ka raste kur disa qytetarë psh fillojnë të mos i duan shtetin dhe kombin. Këto gjëra kohëve të fundit më së shpeshti po i bëjnë disa politikan të caktuar anembanë botës . Në mesin e tyre nuk janë mangu edhe disa shqiptarë të cilët merren me politikë. Këtë nuk po e themë kokë më vete apo me ndonjë tendencë sepse me kombin tim nuk dua të jemë asnjëher I keq dhe tendencioz por me të gjithmonë dua të jemë i realtë dhe i sincertë. Pra ka kohë që një numër i konsiderueshëm i politikanëve shqiptar në RMV, në RKS, në RSH dhe në vise të tjera ku jetojnë shqiptar në rajonin e Ballkanit të cilët nuk e duan sa duhet dhe si duhet shtetin dhe kombin e tyre. Kjo është praktikë e instaluar nga disa prej tyre e jo ndonjë e metë kombëtare nga e cila vuajmë ne si shqiptarë Pra kjo flet se disa politikan shqiptar nuk kanë njohuri se cka është kombi dhe shteti dhe se si duhet të sillen këta me këto të dyja. Prandaj duhet marrë mësimet e duhura se si duhet tu casen këta individ këtyre dy fenomeneve apo më konkretisht dy faktorëve shumë të rëndësishëm dhe të domosdoshëm shoqëror për ta dhe për kombin në përgjithsi. Më tej për shqiptarët psh kudo që jetojnë shteti apo shtetet sepse jane bërë më shumë se një shtet shqiptar por edhe kombi duhet të trajtohen me kujdesin më të madhë, me respektin si dhe me dashurinë më të vecantë. Nëse individ të caktuar nuk e kanë të cartë dhe nuk i dinë këto gjëra atëherë këta duhet ti mësojne të njëjtat. Një shembull shumë i mirë dhe një përvojë shumë interesante se si duhet të duhen shteti dhe kombi këtyre ditëve janë qytetarët e Ukraines. Ky shtet të cilit i është rrezikuar sovraniteti e integriteti teritotial si dhe siguria në permasa shumë të gjëra nga veprimet e pakuptimta dhe absurde të shtetit fqij te tijë të Rusise, pra ky shtet mund të jetë një model shumë interesant për të gjithe politikanët e botës. Krejt këta nga Ukraina mund të mësojnë shumë nu për patriotizëm apo për shprehje të dashurisë dhe respektit ndaj shteteve dhe kombeve të tyre. Pra Ukraina edhe pse e sulmuar dhe e rrezikuar ushtarakisht nga Rusia në përmasa të përgjithshme mund të jetë një shkollë interesante dhe shumë e rëndësishme politike edhe për politikanët shqiptarë. Këta prej ukrainasve mund të mësojnë shumë gjëra interesante dhe shumë të rëndësishme në mesin e tyre sic thashe më herët janë dy më primaret. 1.Se si duhet të duhet e te respektohet kombi dhe 2.Se si duhet të kultivohet dashuria dhe respekti ndaj shtetit.Apo më konkretisht se si duhet të duhen keto të dyja jo vetëm me fjalë të kota, veprime të cilat i bëjnë shumë shpesh politikanët shqiptarë. Por këta duhet të përkujtohen se shtetin dhe kombin duhet ta duan me pune dhe me vepra konkrete. Pra më konkretisht këta duhet të marrin mësime dhe përvoja se si duhet ti duan dhe respektojnë kombin dhe shtetin me angazhim, e me veprime reale. Politikanët shqiptar që moti kanë harruar ta duan kombin dhe dy shtetet shqiptare R e Shqiperisë dhe R e Kosovës sepse këta si duket e duan vetëmse vetveten dhe pushtetin që e gëzojnë duke harruar se të gjitha gjërat shumë të bukura që i gëzojnë këta në shtet këtyre ua mundësojnë qytetarët shqiptarë . Pse ndodh që politikanët shqiptar të mos e duan kombin dhe shtetet shqiptare?. Këto gjëra ndodhin për faktin se kombi ynë cuditërishtë është i sincertë i urtë dhe i butë me politikanët prandaj ka kohë që ky e duron nëncmimin dhe lojërat e ndryshme të ulëta, të ndyera dhe të pasinqerta politike të cilat i bëjnë shumica e politikanëve. Ky kombi ynë si duket duron shumë gjëra të liga, të këqija dhe negative fenomene të cilat nuk do ti duronin dhe nuk i durojnë dot kombet e tjera të botës. Kështu po të ishte në vend të kombit shqiptar ndonjë komb tjetër psh kombi ukrainas ai kurr nuk do ti duronte as nëncmimin e as lojërat edhe më të vogla negative që do të tentonin tia bënin politikanët e Ukrainëe kombit të tyre. Nuk e di a ju kujtohet një video incizim që para disa vitesh ishte bërë aktual dhe shumë i shikuar në rrjetet sociale. Në të shihet një turmë njerezish që protestonin në një qytet më duket të një shteti të Europës lindore. Përmes atij incizimi paraqitej një protestë ku një turmë qytetarësh të revoltuar nga qëndrimi joserioz I një politikani lokal ndaj tyre keta ndaj tij reagojnë shume ashpër. Casti më interesant dhe me domethenës në videon e prezentuar është ai kur në një moment protestuesit e hedhin në një kosh të madh plehërash politikanin lokal sepse sipas fjalëve të tyre i njejti nuk i kishte plotesuar premtimet qe ua kishte dhënë ai atyre gjatë periudhës parazgjedhore.Të moskeqkuptohemi unë si shqiptar banor I Shkupit kryeqytetit të RMV-së shtetit ku politikanët shqiptar janë më joseriozët dhe më jo mirnjohësit ndaj qytetarëve shqiptar unë pra edhe perkuder ketij fakti të hidhur nuk po propagandoj se ne duhet të sillemi me keso lloj arrogance dhe dhune ndaj politikanëve tanë ngjashëm sic janë sjellur paradokohësh në atë videoincizimin qytetarët Europjano-lindor. Por këtyre tanëve duhet bërë me dije se një casje e tille e pa drejte dhe tepër joserioze e tyre ndaj kombit dhe shteteve tona nuk do të lejohet dhe nuk do të tolerohet më nga ana e jonë si qytetarë.Dhe nëse ne veprojmë kështu ndaj tyre atëher të njëjtët duhet ti ndryshojnë casjet dhe qëndrimet ndaj neshë. Unë gjithashtu ndaj politikanëve shqiptar nuk propagandoj që të zbatohet dhunë edhe për një fakt tjetër kjo për faktin se shumicën e tyre ne i njohim edhe personalishtë
, une vetë psh me shumicën e tyre e kamë një komunikim normal. Por me këta ne permes shprehjes së pakënsqsive duhet ti perkujtojmë se ka ardhur koha për ndryshime se këta si politikanë duhet të promovojnë casje, qëndrime apo dhe filozofi të re veprimi në politikë.