Savash Veliu


… Perëndimi – konkretisht Anglo-Amerikanët (protestant) për gati 100 vjet e kanë nën kontroll botën, dhe mirë që e kanë për ne Shqiptarët,.. kështu shprehen ca mendjelehtë politikan e akademik shqiptar… Sipas tyre po ta kishin Latinet (katolikët) ose Sllavët (Ortodoksët) do i kishim punët edhe më keq që i kemi sot,.. Një digresion para dhe pas L1B ishin Latinët (Katolikët) Evropian që coptuan nē 10 pjesë Kombin Shqiptar, … Pas L2B Sllavët (Ortodoks) me ndihmën e Ushtrisë se Kuqe e betonuan coptimin e kombit shqiptar edhe më keq u katandis populli shqiptar,.. Pas Luftēs së ftoht, dhe shkërmoqjes së BRSS, interesat dhe Kauza Kombëtare Shqiptar po mirret (kinse) parasysh nga faktorēt Ndërkombëtarë euroamerikan etj etj etj…!!!?

Por të shohim si qëndron e vërteta ndryshe nga pretendimet e lartëpërmendura. Bota Perëndimore bashkë me Amerikën vetëm se vazhduan ti trajtojnë shqiptarët dhe boshnjaket ashtu siç i kishin trajtuar për 100 vitet e fundit duke ua ruajtur Status Quo’n nga ish Jugosllavia e arritur me Marrëveshjen e Yaltës kur u nda Bota në Dy Zona Interesi, nē ate Amerikan dhe ate të BRSS. Pas Luftës së Dytë Botërore, Stalini, Churchilli dhe Ruszvelti e ndanë Jugosllavinë 50% me 50%. Pra veriu i takonte perëndimit dhe jugu Bashkimit Sovjetik.

Jugosllavia ishte e ndarē nē dy sfera interesi dualiste por që ndihmohej edhe nga Angloamerikanët edhe nga Ruset por më të influencuar nga Angloamerikanët.

Pra. Dokumenti i fshehtë i CIA-s i cilësuar “CONFIDENTIAL”, që është hartuar në Mynih në vitin 1977 që do realizohet pas shembjes së “Murit të Berlinit” ndërmjet agjentëve të agjencive CIA-s amerikane dhe BND-së gjermane parashikonte ndarjen e Jugosllavisë në dy blloqe: Bllokun që do të kalonte në influencën gjermane dhe Bllokun që do të kalonte nën influencën e SHBA-së. Dhe po ta shohësh situatën aktuale, del e qartë se gjithçka ka ecur sipas plan

Marrëveshjes së CIA-s amerikane dhe Shërbimit Federal i Inteligjencës, BND të Gjermanisë e ndan Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë në tre “koloni”, d.m.th sferat e interesit. Një model i ngjashëm i ndarjes u bë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas këtij dokumenti, fuqitë e mëdha do të ndanin Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë në këtë mënyrë: Sllovenia, Kroacia kontinentale, Istria, si dhe Bosnja dhe Hercegovina perëndimore dhe veriore do të bëheshin pjesë e influencës gjermane; Jugu i Kroacisë, Dalmacisë, Malit të Zi, Kosovës, pjesë e rajonit të Rashkës; jugu i Serbisë (Lugina e Preshevës) dhe Maqedonia do t’i takonte Shteteve të Bashkuara Amerikane dhe do të ishte zona e influencës së saj; Vojvodina pa Banat jugore do t’i përkiste Hungarisë dhe do të ishte nën pushtetin e saj (pra Evropa katolike i zhvilloi shtetet krishterokatolike kurse Amerika të pazhvilluara i la pjesërisht ortodoksët kurse muslimanët qul fukara).

Kjo marrëveshje do hynte në zbatim kur u rrënua dhe u shpërbë Bashkimi Sovjetik e cila më nuk ishte në gjendje të kontrollonte veten e lere më Jugosllavinë sepse mbytej nën varfëri të demoralizuar nga copëtimet të njësive federale në shtete të pavarura. Rusia u rrënua Ushtarakisht dhe Ekonomikisht si fuqia e dikurshme imperialistonukleare. Një ish Fuqi që humbi luftën përball Çeçenisë së vogël, para së cilës edhe kapitulloj.

Tani ti pyesim mendjelehtët tanë; A nuk mbeti e vetmuar e i dobësuar në atë kohë Jugosllavia ekonomikisht dhe ushtarakisht kur Rusia Sovjetike u rrënua e shkërmoqur prej skenës botërore nga e cila lindi automatikisht forca e vetme globale NATO me Amerikën derisa Kina regresiste mbytej në urri…!??

Kush do ti pengonte AngloAmerikanët dhe NATO-në ta pushtonin Jugosllavinë apo ta parandalonin luftën në të, askush!? Por jo që se pushtoj por as që e parandaloj luftën brenda ish jugosllavisë, përkundrazi i nxitën vrasjet të qëllimshme nga makineria vrastare serbosllave ndaj shqiptaro-boshnjakëve!? Atëherë, nga kush u çliruan popujt jugosllav kur nuk ekzistonte Ushtria e Bashkimit Sovjetik si dikur ti qëndronte pas Ushtrisë Serbe…!??? Kjo do të thotë se: U çliruam nga Angloamerikanët me anë të Angloamerikanëve që tregon qartë se gjithë kjo ishte vetëm “Një TEATËR” e inskenuar bukër mirë nga demonkratët perëndimor!

Ishte Amerika me Evropën që vranë dhe copëtuan tokat tona në emër të Ruso-Serbisë që në fund të lidhin edhe një Armëpushim tejet të “vështirësuar” me Serbët dhe kukullën Rusi të sjellura me iniciativën e Francës prej Bosnjes në Kosovë vetëm të figurojn me demek ne skemi ç’të bëjmë sepse rusët janë këtu që na lidhën duar e këmbë, prandaj jemi të detyruar të pranojmë kushtet siç na dedikojnë rrethanat në terren, dhe i gjithë ky teatër u përmbyll pa prezencën e Shqiptarëve, Pse???

Sepse kështu me dredhirat intriguese të sundohemi më lehtë nga Eurokatolikët, Angloamerikanët protestantē dhe sllavët serb nëpërmjet të cilëve kontrollohetë sot Bosnja, Shqipëria dhe Kosova derisa Maqedonia Veriore u është lënë në mëshirën e ortodoksëve sllavomaqedon!

Ja kështu po vrapojnë EuroAmerikanët pas Serbëve sepse ata ua kryejnë missionet e tyre vrastare kështu të palodhur të akomodohen mbi shqiptaro-boshnjakët sepse si kanë për dert!!!

Në një artikull LUZ TOMAJ thotë; BE-së, madje edhe SHBA-së: ‘’Për serbët në Kosovë vraponi pa ndërprerë, por nuk iu shkon fare mendja për shqiptarët në Serbi’’!

Shkurt e shqip po të shikojm sot sërish ne nuk jemi më të favorizuar se statusi i kohēs së Jugosllavisë Serbosllave. Jemi në ‘Status Quon’ e vjetër që vazhdon me të njëjtat mashtrime kolosale ndaj shqiptarëve por me një preteks se gjithçka do ‘’Bëhet më Mirë’’, Aferim!!!

Kështu na jemi populli më naivë që verbërisht beson se Gjermanët dhe Amerikanët na duan pa hesap por në fakt ata na bëjnë gjithnjë varrin pas shpine!

Madje ne duhet ti falemnderojmë sinqerisht Zotit që fal ngritjes nga hiri i fuqisë Turke, shqiptarët do trajtohen më seriozisht nga fqinjët dhe Ndërkombëtarët EuroAmerikan të cilēt nga pezmi i ringritjes së Turqisë i vërsulen tërbueshëm ndaj saj dhe atyre të cilët ajo i afron pran vetes me ndihmat ndaj shqiptaro-boshnjakëve. Ata nuk ngurojn tu inskenojn dhunë dhe kriza politike te këta shtetet proturke duke i kërcënuar me Serbinë e Vuçiçit dhe me Dodikun e Bosnjes. Kërcënime të cilët me URTËSI kërcënuese i arrinë Turqia ti dizginos nga qëllimet keqëdashëse siç bëri sot me Ukrainën e cila i zbrapsi Rusët dhe Amerikanët nga apetitet e tyre copëtuese duke ruajtur statusin neutral të këshilluar nga Erdogan!

Nëse do ishte ndryshe përse do alarmoheshin Euroamerikanët që trumbetonin se Rusia pretendon të kthehet në Ballkan fizikisht që do ndikoj negativish në stabilitetin e gadishullit Ballkanik e tjera broçkulla!

E hajde e mos u zgërdhi nëse mundesh!

Po a nuk ishin të pranishëm këtu Rusët ja 30 vite që nga marrëveshja pas luftës së bosnjes dhe kosovës sipas muhabeteve të mëparshme euroamerikane!???

Pra. Këta demonkratët europerëndimor po lozin cjapin me na (muslimanët) ditë e natë pa fije turpi. Na nuk do të kemi aleat më të natyrshëm se Turqia derisa të gjithë të tjerët janë vetëm okupator dinak siç kanë qenë gjithëherë dyftyrshit! Pra na duhet të qëndrojmë pran të drejtëve jo pran të fortëve zullumqar!

Kur’ani në ajetin Maide 105 thotë; …Ju shihni veten tuaj. Nëse ju jeni në rrugë të drejtë, ata të cilēt janë në rrugë të gabuar nuk ju dëmtojnë dot!

Pra interesat shqiptare janë larg Protestanteve AngloAmerikan, larg Katolicizmit LatinoEvropian dhe larg Ortodoksizmit SllavoRus të cilët kanë copëtuar dhe masakruarë shqiptarët me mashtrime politikoushtarake duke bërë teatër mbi kufomat tona [shqiptare dhe boshnjake] në çdo kohë të pas Perandorisë Osmane.

Ata i bënin skenaret dhe i sjellnin aktorët e tyre në arrenën e luftës si Millosheviçin, Mlladiçin, Karaxhiçin, Pllavshiçin e Arkanin, të cilët pasi ua kryenin missionet e tyre sërish nga Ndërkombëtarët EuroAmerikan i merrnin ashtu siç i kishin sjellur me dorën e tyre i evakuonin drejtë Evropēs kinse atje do gjykohen, por pse të mos gjykohen në vendet e Krimit.

Kjo tregon Hipokrizinë e EuroAmerikaneve që Manipulojnë me ndjenjat e popujve të masakruar nga “ÇLIRIMTARËT”!

Shumë kush thotë se Gjermanët janê Aleat i Shqiptarëve! Ky është një Mashtrim! Në vitin 2017, në Festimin e 10-vjetorit të Pavarësisë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama para Mediave tê Kosovës tha: “Kosova dhe Shqipëria të zgjedhin Një President të Përbashkët”!

E para që kundêrshtoj në mēnyrë të prerë ishte Gjermania me Angjela Merkel që tha: “Në asnjë mënyrë nuk lejoimë dhe nuk pranojmë ndryshime kufijsh nê Ballkan”!

E dyta që kundërshtoj ishte Amerika! Reagimi i sajê ishte shumë i ashpêr! Reagoj edhe Serbia me Vuçiç kundêr kësaj që tha Edi Rama!