Shkruan: Arben Taravari


Shqiptarët dhe mallkimi

Nëse do të hidhnim një sy në historinë e shqiptarëve, ka disa mallkime që na kanë përndjekur prej shekujsh, që kanë vendosur për fatin tonë, që na kanë çuar të jemi të shtypur, të pëbuzur e të varfër…nëse do të vazhdonim të përdornim këtë gjuhë një nga mallkimet më të rënda është ai i Përçarjes…

Ne kemi ditur të mblidhemi bashkë e të jemi gati gjithnjë për kauza të huaja, e rrallë madje pothuajse asnjëherë për kauzat tona…dhe kurrë nuk kemi ditur të qëndrojmë bashkë në momentet më të nevojshme.
Në ADN-të tona patjetër që është përcjellë ky defekt stërgjyshor, por sipas shkencës së gjenetikës edhe mund të jetë në shuarje, e sipas psikologjisë edhe sikur të jetë më prezent se kurrë ky gjen i mbrapshtë, ne kemi mundësinë ta zerojmë atë!
Pikë së pari duhet të kuptojmë se çfarë domethënë të jemi bashkë. Do ju marr një rast i cili besoj shqiptarëve dhe Ballkanit ju ka ndryshyar rrjedhën e historisë.

Në gusht të vitit 1912 kur Shkupi ishte nën drejtimin shqiptar, perandoria austro-hungareze i del krah krerëve shqiptarë që të shpallnin pavarsinë e vendit dhe kryeqytet të ishte Shkupi. Ka një version, bazuar në arkiva ndërkombëtarë që thonë se ata krerë, nga më të nderuarit që njeh historia e të cilëve në shenjë respekti kam vendosur mos t’i përmend fare, hezitojnë…
Ishte e pabesueshme se si këtij grupi patriotësh po ju jepej një mundësi e tillë, e ëndërruar për çdo popull në Ballkan por sidomos nga populli shqiptar i cili lakmohej nga 6 shtete paralelisht, me një mbështetje austro-hungareze që ishte superfuqi në atë kohë, të refuzohej…

Dhe e dini pse u refuzua?!

Sepse midis popullit që kishte luftuar, kishte pritur me durim e me sakrifica supreme si janë vrasja e familjarëve të tyre, që më në fund ishte më afër se asnjëherë pavarësisë të aq shumëkërkuar, hyri një armik i madh që ia kalonte çdo ushtrie botërore, hyri: Përçarja e Brendshme!!!

Kujtojmë që në atë kohë bota vlonte nga mosmarrëveshjet që vinin sidomos nga lakmia për pushtet. Vilajetet shqiptare ishin marrë e ishin rimarrë disa herë në hartat e shteteve fshqinjë. Kongresi i Berlinit nuk na kishte njohur fare si shtet. Kjo kishte ndezur revoltën mbarë shqiptare pasi gjaku i derdhur dhe varfëria kishte arritur kulmin. Si një dhuratë nga Zoti kishim mbështetjen absolute të Austro-Hungarisë pa të cilën vështirë se Shqipëria e sotme do të ekzistonte, por ashtu si perandoria dualiste që kishte derdhur mijëra franga ari për shqiptarët, ashtu edhe armiqtë tanë sepse në atë kohë luftrash nuk kishim asnjë mik tjetër, mbetën të shashtisur, të hutuar, të papërgatitur për këtë sjellje të paprecedentë, të panjohur deri atëherë:

SHQIPTARËT BASHKOHESHIN NË LUFTË, POR…ATA NDAHESHIN NË PAQE!!!

Kjo mosmarrëveshje e bredshme, kjo asgjë që shqiptarët me thashethem e kthyen në Shumëgjë, kjo solli një vonesë disa ditore në shpalljen e pavarësisë së plotë në Shkup, një vonesë që absolutisht ishte një armë e madhe në duart e kundërshtarëve, një armë mbi të gjitha drejtuar vet shqiptarëve nga shqiptarët, bën që pavarësia të shtyhej. Si u përkthye kjo shtyerje? Fatkeqsisht shteti i nëntorit u tkurr shumë nga kjo punë. Për disa ditë ndodhi ajo që nuk mund të riparohej më në kontekst të kufijve.

Ashtu njësoj përçarje të tjera, kapriço, muhabete tavolinash e shpesh më keq: thashetheme të nxitura nga armiq, kanë katandisur shqiptarët të humbasin atë që vetëm ata dinë ta marrin.
BDI-ja e ka kuptuar këtë defekt le të themi të shqiptarëve dhe e ka shfrytëzuar me sukses duke përçarë partitë e tjera deri në eleminim.

Me parrullën Divide et Impera-Përça e Sundo, kjo parti që është duke u plakur keq e shëmtuar po përpiqet prapë të provojë fatin e e saj duke mbjellë farën e thashethemit e duke shpresuar që ajo të mbij.
Kjo strategji e BDI-së është e turpshme dhe mbi të gjitha e kotë! BDI-ja dhe përçarja po shkojnë bashkë nga realiteti shqiptar duke marrë me vete një mal me kusure që do duhet kohë për t’i shlyer…