Nexhat Bexheti


Sa po dola nga një kafene shisha bar,mu duk vetja se jam i persekutuar nga ndonjë vendim i gabuar gjyqësorë. Muzika e lëshuar jashtë decibelëve të normuara,jo vetëm kjo po edhe ritmi i muzikës,thuaje se me çekan në kokë të vërsulet dikush,jo vetëm kjo por edhe ritmi i këngës dhe teksti me sharje dhe fyerje, në dallim prej meje ,sepse vetëm unë nuk konsumoja tym me Nargile.Klientela tjetër me Nargile ishin futur në ndonjë botë virtuale të tyre.
I traumatizuar nga kjo skenë ecja përreth mureve të godinave të cilat i kanë uzurpuar trotuaret dhe pista e hollë si vijë gjarpërore,ku kalimtarët me dashje apo pa dashje fërkohen me byrila me kalimtarët tjerë në rrugët gjarpërore të qytetit tim.
Ashtu në mjegullimin e mendimeve më përqafoi një mendim,nga që mbrëmë e ndoqa me vëmendje një dabat televiziv, të ftuar disa analistë dhe do politikanë.Nuk u indinjova nga mosdija që çfaqën këta,por u indinjova nga niveli i ulët i komunikimit reciprok,mungonte dukshëm kultura komunikative,sepse kishte ndërhyrje grindëse gjat dialogut.Toleranca e kohës akademike u rënua, silleshin sikurse gjendeshin në arenë të toreadove,me bikat spanjol. thosha me veten time ,se këta debatues athua vallë janë shpellar,sikur nuk vin nga qendrat urbanistike. Edhe debati u mbyll pa ndonjë konkluzë që ti ngjajë së paku një mesazhi për zgjidhjen e krizave sociale, shkencore dhe kulturore.Debati më futi në depresion,ngase reflektimi i shkathtësive politike i shembi kriteriumet,e krijimtarive shkencore të lartësuara,mbi aktualitetet e krizave shoqrore.
Kaosi intelektual,unë mendoj se ndikohet nga kaosi urbanistik,kaosi në solidarizim,kaosi në nivelin mësimor në shkolla dhe universitete,kaosi politik pasi në skenë politike i kemi votuar dudukat,posedojmë një lepezë kaose tjera të cilat na e idhtuan jetën,sidomos rinisë.
I zhytur në mendime të kota, dhe nuk shihja për reth,më kapi për krahu një mik i vjetër,hë çka shkon kokë varur, fare nuk vëren se kalojnë pranë teje njerëz të cilët të përshëndesin e ti s’ua var veshin,oh jo jo se pa dashje u futa në një filozofi të imponuar nga rethi e jo nga unë. Po nga kështu, ja deri te varrezat, të keqen unë, më trishtove ç’punë ke atje, jo vetëm të shkoj deri te përmendorja e babit ta shoh ditën e vdekjes se e kam haruar,sepse duhet një verifikim të patundshmërisë, si ore i marë a harohet dita e vdekjes së babait,një herë vdes babai ajo duhet të, të gdhendet në memori. Ik shporu,ore sklerotik se nuk i pranoj bisedat e tilla.
Eh më duket se sot e kanë vendos të më çmendin dukurit anomalive. Ecja rrugës gjarpërore me ritëm të ngadalësuar dhe përsëri në mendime, sa po e çova kokën ja aty pranë u çfaq djali i hallës,u përshëndeta, hë nga ja ke m’sy a vjen në vizitë tek unë,aha me gjithë dëshirë,por kam njëqindmijë obligime tjera, si more që sa vite akoma s’ke kthye një muhabet ta bëjmë, gjithashtu, edha janë humbur mysafirët e pas darkës, si qyqarë e kalojmë natën. Jo patjetër duhet të plotësoj disa aplikacione për gruan,fatkeqsishtë ja kam haruar emrin gruas, e s’më kujtohet po jam nisur deri te familja e gruas, sepse gruaja gjendet jashtë që disa vite, dhe duhet shpejtë aplikacionet për ta vazhduar misionin atje, hë more torollak bishti i kacisë për ty, e disa të tjerë a jetohet kështu çfarë jete bëni. Shporru nga sytë, mjaft se edhe mua më futët në koshin tuaj torollak. Do shkoj e të mbyllem në shpi që mos të takoj rini demokratike, të harxhuar dhe të shprazët nga ideologjitë e shëndosha,i ka sulmuar koha dhe nuk ka se kush ti mbrojë,sistemi i mirëpret,nuk i ngjallin reaksione dhe kundërshtime,negacioni i negacionit nuk funksionon. Nuk u buçet gjaku i turbulluar, opiumi i popullatës i jep efektet pozitive për rendin shoqërorë demokratik.
Shumica e budallenjve e udhëheqin pakicën e mençur, deri sa do zgjatë kjo dukuri se di dot,koha punon, po për cilin do ta tregoje vet koha.