Serbët thonë: Rusia nuk e pushtoi Ukrainën, por po e mbron veten

Serbët e Beogradit kanë deklaruar se Rusia nuk e ka sulmuar Ukrainë, pasi sipas tyre po e mbron veten.Televizioni serb, N1 ka pyetur qytetarët në Beograd pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.


Disa nga ta kanë deklaruar se Rusia s’e ka sulmuar Ukrainën, por po e provon të mbrojë popullin e vet.

“Nuk e di se Rusia e ka sulmuar Ukrainën. Jo s’e ka sulmuar, po provon t’i mbrojë popullin e vet”, ka deklaruar njëri nga qytetarët.

Të pyetur nëse janë të shqetësuar se pushtimi mund të eskalojë një krizë globale ata janë përgjigjur se s’do të ketë konflikt të tillë.“Nuk do të ketë konflikt global. Mendoj se Rusia po e mbron territorin e saj. Ato janë ish-territore të Rusisë dhe tani po kthehen aty ku e kanë vendin”, ka deklaruar një qytetar tjetër.

Madje një prej qytetarëve tha se Rusia ka të drejtë për gjithë këtë.“Rusia ka të drejtë, sepse është populli rus atje. Unë nuk mendoj se do të ketë ndonjë konflikt global”, u tha tutje.Vladimir Putin ka autorizuar ushtrinë ruse që të fillojë një sulm të gjerë mbi Ukrainë mëngjesin e sotëm