Senzacionale për opinionin e gjerë!


‘Bashkimi Europian njoftoi të premten se do të bllokonte pasuritë e Presidentit Vladimir Putin dhe Ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov, në një akt të paprecedentë për të detyruar zotin Putin të ndërpresë sulmin ndaj Ukrainës’.

Dhe sikur mos kishin mbaruar hipokrizitë e BE-së ndaj Ukrainës, ajo bëri proçkën e radhës, ku gjoja para ukrainasve thotë ja : Ne ia tërhoqëm veshin ‘ariut rus’ tani do shihni sesi ai do skuqet nga turpi dhe do tërhiqet!!!

Kjo është lojë me dy porta që bën BE-ja me Ukrainën mbi fatin e saj përballë agresionit rus, ku me të cilën e lidhin investimet e mëdha të miliarderëve europian dhe rusë dhe nuk duan që këto miliarda të ‘digjen’ për hir të një sovraniteti të cënuar siç është Ukraina e pavarur.

Brenda kancelarive të europës shtrigë kapërdisen dhe japin këshilla rusofilë që mendjen dhe zemrën e kanë në Moskë dhe trupin në Bruksel, ndaj dhe ky qëndrim i ‘moderuar’ i europës është i kuptueshëm ndaj Rusisë imperialiste.

Ukrainës dhe jo vetëm asaj, sot u duhen armatime adekuate për t’u mbrojtur nga ‘ariu rus’ dhe jo ngushëllime dhe keqardhje për jetë humbura nga agresioni rus.
Ukraina kërkon mbështetjen e BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare për ta ndihmuar me armë dhe diplomaci në arenën ndërkombtare, si një shtet i pavarur që po humb sovranitetin nga agresioni rus dhe jo mbështetje morale të tipit: ‘Hajt se i merr hakun perëndia dhe e ndëshkon, prandaj lutuni dhe faluni se s’kemi ç’i bëjmë ariut të tërbuar, ai na han dhe ne’!

Nuk është ky rast i vetëm me europën plakë.Kosova ka qënë njëllojë arenë lufte dhe persekutimi i gjenocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës ku europa plakë dënonte dhunën dhe si zgjidhje ofronte sutonominë e zgjeruar.
Falë ndërhyrjes amerikane ndryshoi qëndrimi i detyruar edhe i europës plakë por, u desh kryengritja e armatosur me UÇK-në në krye që të ndryshonte dhe qëndrimi i BE-së si proserbe në qëndrim të detyruar nga SHBA, për të njohur një realitet të ri siç ndodhi me Pavarësinë e Kosovës.

Ndaj, qëndrimi i BE-së tashmë është i njohur deri në momentin kur SHBA-të do ‘t’i kapte për veshi’ dhe t’i udhëzonte sesi të veprojnë!
Por deri atëherë do të ketë rrjedhur shumë ujë dhe se ngjarjet e paparashikuara do të mund të sjellin zhvillime të pakëndshme për të gjithë.

Medai Shaholli