PSE PUTIN TRADHËTOI ERDOGANIN!??

Savash Veliu


Aty ku përfundon Ligji, Tirania fillon!

Arti i luftës është art i zhdukjes së njerëzve, ndërsa politika është art i mashtrimit të tyre, thotë Gandi!

Presidenti Erdogan tha: “Pas Pandemisë asgjë nuk do jetë e njejtë”, Dhe kjo ndodhi!!! Rusia Putiniste shpalli rirenditjen botërore me armë poshtërisht. Nëse bota perëndimore dhe NATO nuk i thonë ‘Stop’ Apetiteve ekspansioniste Ruse që reflekton dhunë të përcjellur me barbari fashizoide nga Putin i cili potencoj publikisht pse pushton Ukrainën, ngase atje “populli rusë” përjeton dhunë, parollë identike me ate të kriminelit Millosheviç!!!

Po kjo paroll tregon se me këtë preteks Putini mund ti aplikoj apetitet e tij çdo kund me këtë preteks çoroditës jashtkohorë.

Prandaj përgjegjësia kryesore bie mbi NATO dhe Amerikën që ti thonë Carit Rus ‘Stop’ duke e lokalizuar pushtimin e Ukrainës me një marrëveshje të qëndrueshme duke u larguar në afat të shkurtër tek kufijt ekzistuese ruse me një ultimatum që nëse nuk pranon kushtet në tavolinë të bombardohet sikur Beogradi një kohë duke mos e vonuar këtë akt human.

Shikuar nga aspekti jonë kjo do të thotë akt që përkohsisht i mbron shtetet muslimane të Kaukazit dhe të Ballkanit bashkë me shqiptarët nga ekspasionismi RusoSllav duke mos anuar në këtë konflikt aktual nga asnjëra palë sepse edhe Rusia edhe Ukraina janë vrasësit e shqiptarëve në Kosovë dhe në Iliridën maqedonase por dhe të boshnjakëve pikërisht nga ukrainasit emigrant vendas të dëbuar nga Rusët prej Donbasi të shpërngulur në Bosnje që në vitin 1992 ata të reshtohen në rradhët e Serbit Mlladiç, në gjenocidinë boshnjak!

Pra, gjykuar sipas meje nga deklarata e Putinit del se ai nuk do të ndalet me kaq por ai do vazhdoj për formimin e Rusisë Cariste sepse këtë e deklaroi gojarisht që pikëton Turqinë dhe Azerbejxhanin haptas, këtij të fundit i tha nuk je shtet por tokë ruse që nënkupton pushtim i pa vonuar. Pas kësaj kohe, vendet baltike, vendet e Evropës Lindore dhe kryesisht Republikat Turke të Azisë Qendrore duhet ta dinë se janë të kërcënuar. Në të vërtetë, pas Ukrainës, Putini do t’i drejtohet vendeve të tjera. Fjalimi i Putinit është gjithashtu një kërcënim për Turqinë. Fjalia “Ne mbrojtëm bregun e Detit të Zi nga Turqit në shekullin e XVIII është një deklaratë e qëllimit. Është një deklaratë e identitetit politik. Është gjithashtu një kërkim pozicionimi për Turqinë. Është një fjali e rrezikshme për marrëdhëniet Turqi-Rusi, miqësi dhe partneritet në shumë fusha.

Kjo ishte një akt tradhëtie të partneritetit Ruso-Turk. Nisja e pushtimit të Ukrainës cënoi (shkeli) tradhëtisht vijën e kuqe Turke që me një ndërhyrje të furishme ta sjell Turqinë në Akt të Kryer. Ky ishte një thik pas shpinës së Erdoganit me të cilin akt Putin do ta detyronte të pranonte kapitullimin dhe dorëzimin e Stambollit nga do ta rikthente Aja Sofinë në Kishē dhe do shpallej Perandor i Ortodoksizmit Bizantin me Kurorën e lartë të Carit Rus!

Pra Historikisht tentativa e Rusisë Cariste ishte dhe mbetet cënimi dhe dalja e Rusisë në detrat e ngrohta prej Detit të Zi e deri nē Adriatik, dmth përmes vëllaut grek drejt Shqipëris dhe prej aty drejt deri te Mali i Zi etj etj, dhe shihni siç qëndrojn punët në, Bosnje, Kosovë dhe Serbi sot!

Por kjo aventur Ishte një gabim trashanik dhe e pamenduar mire për Putin sepse u bë shkak të humb besimin e Erdoganit që ky i fundit ta lejë atë në mes të baltës siç e donte vetëm për vete atë, madje Putin duke goditur me një gurë donte të fitonte dy shpërblime!

Kujtojm si Putin ditë më parë kur me dredhi i futi 6 anije amfibe në Detin e Zi nga kish menduar të bënte invazion detar mbi jugun e Ukrainës, por fatmirësisht pasi u kuptua qëllimi dashake bëri pikthesën e Erdoganit të mbaj anën e perëndimit sepse dalja ushtarake e Rusisë në detin e zi shkel konventat ndërkombëtare të “Montros” që përbën një rezik fizik për Turqinë me ngushtucën e Bosforit që do të thotë; mbytja e Turqise brenda anadollit. Ja ky akt komplotiste e Putinit ishte tradhëtia e radhës!

Kriza e Ukrainës do ta kthejë Detin e Zi në një zonë konflikti. Në një farë mënyre, është kriza e Detit të Zi. Nëse Rusia ndërmerr një pushtim të plotë, SHBA dhe NATO përqendrohen në Detin e Zi dhe përpiqen të shtypin Rusinë. Në atë kohë, Turqia do të fillojë të përjetojë të njëjtat kriza në Detin e Zi me të cilat lufton në Jug për dekada të tëra.

Putin tradhëtoi sërish Erdoganin duke menduar se me një goditje të furishme ushtarake do ta paralizonte Ukrainën dhe shpejt do mposhte kryeqytetin Kiev, edhepse Erdogan i kishte premtuar se Ukraina do mbahej në statusin neutral larg NATO’s dhe larg nga kufijt Ruse por ndërkohë edhe larg Rusinë nga Deti i Zi. Por siç pamë ‘’hesapi i shpisë me çarshisë’’ nuk i doli në ujdi Carit Rus!

Me këtë akt Putin i shpalli luftë Turqisë… dhe kjo luftë është e pashmangshme mes Ruso-Turqisë e cila nga të dy palët pritej të ndodhte, por pas vitit 2030!

Dalja e Rusisë në Bosfor do të thotë pushtim i Stambollit dhe rikthimi i Aja Sofias në Kishë Ortodoxe nga do shpallej Perandoria Ortodokso Bizantine kurse vet Putin do të vihej si Car i gjithë Ortodoksisë Krishtere. Putin kërcënoi botën, por gjithashtu shpalli gjendjen e re të botës në formën e saj më të vrazhdë.

Kjo është e pafalshme. Putin me këtë akt të pamatur shpalli haptas Pansllavizmin që do ta ndante dhe do kthente Evropën në konfliktin e vjetër të vazhdueshëm mes Ortodoksisë dhe Katolicizmitë njē tregues se kontinenti i Evropës do ti kthehet Mesjetës së Errët inkuizicioniste. Fillon një epokë e re për ekspansionizmin rus. Fillon një epokë e re për mbrojtjen evropiane. Kjo pashembullsi e Putin tregon se ai personalisht ka rënē në trans të euforizuar të Carizmit Rus duke parafytyruar veten sikur Perandor Bizantin i ideologjizuar nga Ivan Grozni [i Çmenduri] !

Ky akt i çoroditur i Putinit kërcënon paqen dhe stabilitetin e botës të përshkallzohet në përmasa të paparashikuara me dhunë dhe vrasje makabre të popujve pikërisht në këtë pik strategjik të botës ku gërshetohen rrugët më strategjike të globit ku pashmangshëm do ndizej konflikti botëror deri në shfarosje totale, që këtë Anglia dhe Turqia nuk do ta toleronin asessi si historikisht…!

Por sërish është presidenti Erdogan i vetmi personalitet politik që ka qasje direkte telefonike me Putin 7/24 i mbyllur e i strukur në panik nga bota që pret ndihmën e Turqisë për ta nxjerr nga kjo situate kolaptike të Rusisë me një organizim të Bisedimeve të pakushtëzuara të paqes ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë e cila edhe filluan të hënën, 5 ditë pasi Moska filloi një luftë kundër fqinjit të saj perëndimor të gabuar e të përshpejtuar derisa presidenti Erdogan qartë i tha Putinit bëj durim deri në vitin famoz 2023 sepse atëherë më kalojnë ngushticat e Bosforit në duart e mi!

Për na do të ishte e mira jonë që ky konflikt Ruso-Ukrainase të lokalizohet brenda Ukrainës derisa dy fuqitë të bien të raskapitur e të harxhuar dhe pastaj të tërhiqet ariu ngadal në shpellën e tij veriore i raskapitur dhe kështu Ukraina të del fituesja morale ku automatikisht fitues do ishim ne shqiptarët dhe muslimanët e rajonit, poqese ndodhi që eskalon situata jashtë ukrainës humbës del Turqia me muslimanët e Ballkanit të kërcënuar nga rrethekimi i aleancës Ruso-Iraniano-Greke, ky i fundit i trimëruar nga Amerika dhe Rusia moti krekoset pas Turqisë!