Protestuesit shtyhen me policinë, kërkesat i shpalosin para “dyerve” të Kurtit

Pas fishkëllimave e përplasjes më Policinë e Kosovës, protestuesit  të cilët dolën sot kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike kanë mbajtur fjalimin e tyre në shkallët e objektit të Qeverisë së Kosovës.


“Nuk patë nevojë për drama, por duhet me u mësu me këtë Qeveri. Edhe sot po mundohet me i shtyp të drejtat tona. Qeveria u bë garanc e KEDS-it. Qeveri e popullit, a e privatnikut? E këto pare Qeveria po thotë se i ka dhënë prej buxhetit, por buxheti o’ i jone. Po rritet çmimi i rrymës po rriten çmimet e produkteve të tjera, e gjepat tonë veç po varfërohen. Sot i kallxojmë Qeveris që asnjë cent ma shumë se keni prej neve. Vendimi është marr paushall. Secili prej nesh e din sa ka përfitu KEDS-i për gjithë këto vite. Ne do ta kundërshtojmë këtë vendim. E kemi ni kërkesë për Qeverinë, me fillu procesin për nacionalizimin e rrjetit energjetik”, tha Denis Krasniqi në emër të protestuesve.

Në protestë ishin të pranishëm pjesëtarë të shoqërisë civile, dhe dhjetëra qytetarë të tjerë./arbresh.info/