Ejup Berisha


Kjo është konform aktiviteteve dhe punëve që tani i bëjnë gati të gjithë politikanët këtu në Gadishullin e Ballkanit. I bëjnë politikanët sërb, malazez  boshnjak, maqedonas i bëjnë edhe politikanët shqiptar.Edhe këta tanët nuk duan të ngelin anash apo mangu e mos ti bëjnë të njëjtat akte, veprime dhe gjera të cilat i bëjnë koleget e tyre politikan të rajonit.Të gjithë këta janë futur dhe veprojnë në politikë me mision që të mos bëjnë politikë por të bëjnë para e pasuri.Dhe këto gjëra të njëjtët i bëjnë duke thënë një të pavërtetë të madhe e ajo është se ne bëjmë politikë të ndershme e të sincerte shtetrore dhe kombëtare. Këto janë manipulimet dhe gënjeshtrat e tyre shumë të mëdha sepse asgjë kombetare e shteterore por as të sincertë dhe të ndershme nuk ka në pohimet e tyre të shpeshta, të pavërteta, e  monotone të clat këta i prezentojnë në opinion por as në sjelljet dhe veprimet e tyre në ambientin politik nuk ka asgjë për për tu besuar të njëjtëve. Duket shumë qartë se politikanët e sotëm në politikë janë për ti bërë vetëm dy gjëra të bëjnë shumë para dhe pasuri e jo sic  thonë ata ta bëjnë  primaren dhe të domosdoshmen të bëjnë politikë.Është e lehtë të thuhen fjalë të mira dhe të jepen super vleresime për veten nuk ka më mirë e më lehtë sepse me kete rast njeriu i gjenë e i thurr fjalët më te mëdha, me të bukura dhe me te ëmbla për veten, ky është në gjendje të bën gjithcka me qëllim që të prezentohet në frymën dhe në gjendjen më të mire e më pozitive të mundshme. A keni dëgjuar të paktën dikë ta thotë realitetin absolut për veten e tij psh i njëjti të thotë se unë jamë njeriu më i pa-aftë dhe më jopunëtori e lere të thotë edhe dicka tjetër edhe më keq psh të thotë se është njeriu më gënjeshtar dhe më i keq në botë.Asnjë njeri nuk i thotë këto gjëra  për veten e tij. Të gjithë sic thashë e thonë të kundërtën mundohen ta thonë më të mirën më pozitiven dhe më superlativen për veten e tyre. Në realitet nuk është i domosdoshëm opinioni dhe vlersimi pozitiv i politikanëve për veten e tyre,për ta  më i rëndësishëm dhe më i domosdoshëm është mendimi dhe vlersimi i qytetarëve, këta dhe vetëm këta duhet të kenë të drejtë dhe mundësi që të japin vlersime për punën e politikanëve apo dhe ta japin  opinionin e tyre meritorë dhe objektiv për sjelljet, veprimet  dhe punët që i bëjnë politikanët në politikë. Se a bjënë politike apo bëjnë krejtsisht dicka tjetër të zgjedhurit e tyre  politikanët fjalën e parë dhe të fundit duhet ta kenë qytetarët. Politikanët jo që nuk kanë të drejtë të shprehen dhe të japin vlersime pozitive për punët e tyre por me këtë rast ata duhet të jene të realtë të sincertë dhe në perputhje me realitetin objektiv. Apo ato që i thuan ata për aktivitetet e tyre në politikë të jenë të verteta ose të njëjtët të thonë sincerisht se cfar kanë bërë dhe po bëjnë në politikë. Me këtë rast ata nuk duhet të harrojnë se në politikë gati të gjitha gjërat shihen sepse të njëjtat janë të dukshme ndërsa shumica e njerezve që janë jashta saj qytetarët jo vetëm që i shohin veprimet e politikanëve por ata edhe shumicën e tyre edhe i ndjejnë në lëkurën e tyre. Politika pra është qështje publike e dukshme dhe e prekshme për njerezit në pergjithesi por edhe pasojat nga veprimet politike të politikanëve gjithashtu janë të dukshme dhe ato i perjetojne te gjithe njerëzit që jetojnë në shtet. Edhe pse sot ka raste kur qytetarët nuk i shohin disa veprime te politikanëve sepse këta po bëjnë edhe shumë aktivitete dhe veprime te fshehta, por në pergjithsi veprimet në politikë shihen nga qytetarët edhe pse disa prej tyre të njëjtët edhe mund të mos i kuptojnë gjë që është e kuptueshme. Ato i shohim dhe i kuptojme më mirë se qytetarët ne që merremi pak më aktivisht me politikën. E vlerisim i yni dhe më konkretisht i imi është se gati të gjithë politikanët këtu në Ballkan nuk po bëjnë politikë edhe pse paguhen tepër shumë për këtë punë por këta sic thashë edhe më lartë po merren me dicka krejsishtë tjetër. Pradaj duke i vërejtur realisht dhe saktë këto veprime të tyre unë propozoj që politikës të paktën përkohsisht ti ndryshohet emri në Parabërje-tikë.Emërtimi i ri është shumë i realtë dhe i drejtë, asgje nuk është e shpifur dhe  ngjitur këta politikanë të shumtë tani për tani është fakt që nuk po bëjnë politikë për ne, e në interes dhe në levërdi tonën si qytetar por po bejne para dhe po pasurohen për veten e tyre. Si duket shumica e tyre kanë bërë aq shumë para dhe pasuri saqë kanë rënë në delirium dhe nuk po dinë se nuk janë duke e bërë atë për cfar janë të angazhuar dhe paguar nga qytetarët por po e bejne atë që po kanë vetdëshirë ta bëjnë e kjo është Paraberjetikën e jo Politikën.