Qëllimi dhe fundi i çdo lloj pandemia është dhe ka qenë me pasoja të rënda, me theks të veçantë në aspektin e humbjes së jetëve të njerëzve, të krizave ekonomike, energjetike, komunikimit dhe lidhjeve, dhe në raste të caktuara edhe luftë. (Rrallë kush e theksonte më herët).


Poashtu si pasojë e pandemive është edhe ndryshimi i rendit shoqëror dhe global.

E kam përsërit edhe në shkrimet e mëhershme se globalizmi si proces ndërveprues nuk qe zgjidhja më e mirë për ecjen dhe zhvillimin tekniko-teknologjik, ekonomik dhe politik në rrafshin dhe dimensionin botëror. Por gjithësesi  tani më kemi hyrë në epokën e post-globalizmit. (Edhe pse kjo qasje tingëllon sikur jam antiglobalist).

Për të ndryshuar ky proces botëror nga globalizmi në post-globalizëm sdo mend se duhet të ketë një pikë për fillim, dhe kjo sipas meje është dhe do të mbesi Lufta Rusi-Ukrainë.

Pse Ukraina?

-Ukraina paraqet të ashtuquajturën  “nyjen zgjidhse” në mes Europës Perëndimore dhe asaj Lindore.

-Në aspektin e territorit është më i madhi në Europë, duke ja tejkaluar edhe Francës. Territori i Donbass i pushtuar nga Rusia është sa Zvicra.

-Ukraina sipas “diplomacisë kisenxhirijane” duhet të mbetet vendi neutral, me qeverisje vendase dhe të konsoliduar.

-Ajo nuk duhet të jetë as prodhim i Rusisë por jo edhe pjesë e Aleancës së Natos.

(Lexonje kolumnën të botuar në Times nga Henri Kisinxheri, më 2017).

Pasojat

Si në çdo luftë, edhe në Luftën Rusi-Ukrainë, do të jenë shumë të mëdha, siç janë: në humbje të jetëve të njerëzve, në shkatërrimin e vendbanimeve dhe sidomos qendrave urbane, në ekonomi, në teknologjinë ushqimore, në prodhimin e gjërave elementare jetësore, e shumë të tjera.

Pasojat e kësaj lufte do të ndihem sidomos në vendet europiane, veçanërisht në vendet ballkanike.

Filozofija e kësaj lufte

E gjithë bota përballet me krizën dhe pasojat e shkakëtuara nga pandemija covid 19. Tani sikur vëmendja orientohet në Ukrianë dhe bëhet  një kalim-ndryshim nga një gjendje krize në një krizë tjetër, në nënvetëdije të harrohet kriza pandemike (humbjet e mëdha dhe fitimet e çmendura nga kompani dhe individë që shfrytëzuan më së miri krizën e pandemisë).

Si do të zhvillohet “ngjarja”?

Do të kemi një “Ukrainë europiane”  si “Bosna ballkanike”. Ky do të jetë pak a shumë skenari i kësaj lufte.

Mësimet që duhet të nxjerrim!

Bota e përparuar të zhvilloj dhe kultivoj humanizmin si vlerë e shtuar kontinentale. Në qendër të zhvillimit të mbretëroj interesi për qenien njerëzore.

Në aspektin nacional shqipëtar të funksionojmë si një tërësi pa dallim ndarjeve lokale, kufitare, e teritorrijale.

Humbësi!

Humbësi më i madh i kësaj lufte do të jetë Vlladimir Putin dhe klani i tij “hitlerijan”.

Do të pasojnë protesta paqësore dhe jopaqësore në shumë qytete dhe vendbanime në teritorrin e Rusisë për të shprehur revoltën ndaj vendimeve të gabuara të Putin. Gjithashtu do të organizohen protesta paqësore-miqësore në vende të Europës dhe në SHBA -ve në përkrahje të popullit dhe udhëheqësisë të ukrainës.

(Vazhdon në shkrimin e rradhës)

Dr. Kujtim Kasami