Ky ishte sinjali i fundit i ushtarëve ukrainas që u vendosën në ishullin e gjarpërinjve në rajonin e Odesës për të mbrojtur një ndër pikat më të rëndësishme dhe strategjike të vendit.


Pasi refuzuan dorëzimin, mediat raportuan se 13 ushtarët ukrainas ranë në mbrojtje të atdheut dhe u shpallën të vdekur duke u vlerësuar me titullin heronj nga presidenti Volodymyr Zelensky.

Video/ Refuzuan t’i dorëzohen luftanijes ruse, 13 ushtarë bombardohen duke mbrojtur Ishullin. Do shpallen heronj
Por së fundi, mediat e Kremlinit kanë publikuar fotografi të disa ushtarëve të zënë rob duke pretenduar se forcat ukrainase në ishullin e gjarpërinjve nuk janë vrarë.

BE mbyll hapësirën ajrore ndaj Rusisë, Putin paralajmëron mbrojtjen bërthamore

Ukraina pranon bisedimet me Rusinë në Minsk? Ja çfarë raportojnë mediat ruse
Pretendimet e Kremlinit vazhdojnë, duke thënë se atyre u është vënë në dispozicion ujë dhe ushqim dhe se do t`iu dorëzohen familjeve, ndërsa aktulalisht po mbahen peng si robër lufte.

Edhe në fotografitë e publikuara në Daily Mail shihet teksa rusët u dorëzojnë shishe me ujë ushtarëve ukrainas.

Megjithatë vertetësia e këtij informacioni është ende e pakonfirmuar, pasi nuk ka ndonjë konfirmim nga autoritetet ukrainase nëse imazhet e publikuara pararqesin efektiva nga ushtria e tyre.

Rojet kufitare ukrainase që drejtonin ishullin e vogël të gjarpërinjve në Detin e Zi pranë Rumanisë mendohej se ishin vrarë të enjten e 24 shkurtit, pas një qëndrese përballë anijes luftarake ruse, ku përmes radios është transmetuar çasti kur ata refuzuan të dorëzoheshin.

Por mediat ruse kanë raportuar se ushtarët ukrainas janë tashmë të kapur dhe se janë dërguar në ishullin në Sevastopol” në Krime.