Imazhet satelitore tregojnë një kolonë të madhe trupash ruse të drejtuar drejt Kievit.Bëhet fjalë për një kolonë 3.25 milje të gjatë të forcave ruse të pajisura me me karburant, logjistikë dhe automjete të blinduara.


Sipas “The Guardian” që publikon pamjet, rusët janë rreth 40 milje në afërsi të Kievit.

Ky imazh satelitor i siguruar nga Maxar Technologies tregon dislokimin e madh të forcave tokësore ruse në veri-lindje të qytetit Ivankiv.

“Asnjë ushtar rus nuk është aktualisht në kryeqytet”, – tha kryebashkiaku Vitali Klitschko, por 9 civilë, 18 luftëtarë dhe 4 persona ende të paidentifikuar janë vrarë në Kiev që nga fillimi i luftimeve më 24 shkurt.