Teksa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po i drejtohej kombit sa i përket zhvillimeve të fundit në vend, një përkthyese gjermane e cila po përkthente për një të përditshme gjermane, ka nisur të qajë.


Zelensky po fliste për situatën dhe luftimet që po zhvilloheshin mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, kur përkthyesja në një moment u ndalë – duke tentuar të kontrolloj emocionet.

Megjithatë ajo nuk ia arriti dhe shpërtheu në lot në fjalët përmbyllëse të fjalimit të Zelensky, ku përkthyesja filloi edhe të qajë me zë.

Ky moment emocionues është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, ku tregon sesi e tërë bota po bashkëndjen dhimbjen me Ukrainën.