NEVOJA E PLANETIT PËR PAQË E SIGURI 

 


Taxhudin Hamidi -Tetovë 

 

Dobia e planetin është në duartë e atyre që mbështetin mekanizmat politike për stabilitet dhe paqe. 

Është nonses që mjetet aneksuese dhe invazuoni të kuptohen si një fuqi e papërmbysur. 

Këtë nuk duhet bota ta lejoje sy hapur… ! 

Viti i 2022 filloi me turbulenca dhe luftime të paparashikueshme në politikat dhe diplomacinë ndërkombëtare. 

Stabiliteti i brisht dhe konflikti luftarak në mes të kievit po përplasë interese dhe fuqi të ndryshme ndërkombëtare. 

Padyshim se ky konflikt edhe pse determinon të ashtuquajtur një rend të ri boterorë ai nuk ka zgjedhur parametrat humane që dëshmonë për një konfuzion të gjerë në palestrën diplomatike. 

Mirpo,të gjithë pyetemi a ishte e rëndesishme që të kris dhe të plas ky konflikt i armatosur i cili pozicionoi iniciativat ruse kudnër një shteti te pavarur siç është Ukraina. 

Sido që të ecin dhe zhvillohen  ngjarjet ky rast eklatant po na bën të mendojmë se akoma gjendemi jo në problem politike dhe diplomatike por gjendemi si planetë në një konflikt dhe problem kulturor dhe njerëzorë. 

Gjithashtu nga ky konflikt dhe ndërhyrje ushtarake po thyhen të gjitha marrëveshjet bilaterale dhe dështonë politika ndërkombëtare e cila po investonë dhe ka investuar me dekada që shtetet të mos përplasen me armë por të shtrojnë problemet e tyre përmes dialogut. 

Në luftrat seriale që kaloi ballkani në ishjugosllavinë mësuam shumë nga lufta dhe pasojat e saja si nga aspekti i sigurise,ekonomise,civilizimit dhe te religjionit. 

Të gjitha këta aspekte u dobësuan aq shumë saqë sot i vërrejmë pasojat si qytetarë. 

Prandaj, duheshte të merren të gjitha masat diplomatike dhe të pengohej sulmi ushtarak i  rusisë kundër ukrainës. 

Shtetet fqinje dhe ata të evropës duhej të ruajnë sigurinë e Ukrainës sepse simboli i saj është prodhimtaria e grurit e cila njerzimin e shpëton nga varfëria dhe dobi të tjera me dimenzione të ndryshme teknologjike. 

Në negociatat e ish liderëve të jugosllavise së shpërbërë në një deklaratë më kujtohet intervista e Alija Izetbegovic, i cila tha se :” Më mirë jo suksesshëm të negociojmë se sa suksesshëm të luftojmë “. 

Kjo deklaratë na bën të kuptojmë se luftrat nuk shkatërojnë vetëm popullin dhe shtetin ku ata zhvillohen por perkundrazi ajo merr përmasa të mëdha në gjithë rajonin apo siç është rasti me Ukrainën në të gjithë botën. 

Sepse konfiguracioni i Ukrainës është në pozicione që ndërlidh Perendimin dhe Lindjen në disa sfera të sigurisë dhe kapaciteteve ndërkombëtare. 

Shekulli  XXI  (njëzet e një) nuk është shekulli i luftrave dhe invazionit apo agresionit. 

Prandaj,çka e shtyri rusinë të marrë një operacion kaq të vështyrë dhe dramatik. 

Edhe vet kryetari i Ukraines i cili nuk kishte besuar për një sulm kaq determinues nga rusia. 

A tregon, ky konflikt ushtarak se jemi ne krize kulturore dhe të civilizimit botrorë. 

Sepse atje në ata mentalitete dhe kuptime të respektuara dhe të humanizuara është e pa mundshme që të shtrohet vendimi i agresionit dhe të përcaktohet qeveria ruse kundër lirisë dhe demokracisë të një shteti sovran. 

Është  tepër e vështyrë të kohabitosh dy kohra të ndryshme me dimenzione që nuk përputhen në histori dhe në moral e sjellje humane e njerzore. 

Koha e kaluar e cila vazhdimisht pretendon dominimin në kohët e tashme. 

Dhe koha  e tashme e cila favorizone parametrat e shekullit të kaluar. 

Ky miks dhe mishmash i nderlidhjeve të dokrinave historike dhe politike po sjellë planetin në një gjendje të tmerruar dhe të trishtuar. 

Blloku religjioz siç janë figirat fetare këtë sulm të prishjeve të kohabitacionit ndërkombëtarë e shohim  si një ndërhyrje të afiniteteve të pa kontrolluara dhe me një dimension  të neutralitetit individual. 

Dhe kjo sipas doktrinave fetare dhe sociologjisë së historisë religjioze dëshmon për mungesen e ligjit në drejtim të respektimit të librave dhe mësimeve fetare. 

Nga ana tjetër filozofija ortodokse e kishave po kompromitohet në nivelin ndërkombëtare sepse po nuk zhveshet nga implikimet dhe nijansat folklorike të hegjemonisë ushtarake. 

Elementi religjoz nuk duhet shume të shpejtijë në  ekspozetë dhe vendimet politike të një shteti, mirpo kur është në pyetje drama dhe egzodusi njerëzorë atëherë ky faktorë duhet të bëj të pamundshmen që planeti të mos i bazojë “vendimet” e saja në gjakë dhe në demolim të shkollave dhe të institucioneve që i shërbejnë njerëzimit. 

Ne që kemi kaluar me luftrat seriale kemi menduar  dhe këttë ë dëshmaum se ekzistojnë Organizata Botrore qe nuk do te lejojne zhvillim e civilizimit përmes derdhjes se gjakut. 

Edhe agresori i balkanit nuk kishte menduar fare se NATO do të sulmojë veprimet e tij në Kosove por kjo ndodhi dhe nuk u shparaz Kosova  na tokat e sja shekulllore. 

Përsëri po shohim evakuimin e femijve,pleqëve dhe grave. 

Dhe kjo po trishton shum sepse vazhdimisht po revidone pamjen e refugjateve nga kosova, sirija, iraku e vente të tjera. 

Mendoje se OB duhet të mendojë edhe për këtë sëgment psikologjik të shtresave të ndyshme të populatës dhe njerzimit. 

Prandaj në shfaqje të elaborimit të gjendjes kaotike nuk duhet të përjashtohen edhe profsionistët e psikologjise të cilat do të japin idenë dhe mendimin rreth tmerrit dhe pasojat qe eventualisht përjetojnë gjeneratat e reja dhe leqët. 

Politika dhe oushteti në momëntë të caktuara preokupohet nga lakmia, për aneksim , konfiskim , nacionalizim etj. 

Mendojë se ishte e tepërt që të na preokupoje lakmia e fqinjeve. 

Predikimet e kishës në çdo liturgji në kishat ortodokse janë me këtë shprehje, “ne pohlepaj” qe do te thote:”mos lakmo…”! 

Sepse, sëmundja e lakëmisë është aq shtazarake që ky pasion verberonë jo vetëm njerez të rëndomtë por, edhe përfaqësues,lider dhe figura numër një të një shteti. 

Kjo përsëri tregon se diplomatët që i shohim në konferenca vetëm se po frekuentojnë dhe nuk kanë zhvilluar një korespodencë të mirfilltë demokratike të nivelit diplomatik. 

Koncepti racional dhe ai i mençurisë asnjëherë nuk evitohet në asnjë formë, sepse është shtyllë e besimit të çdo individi që drejtonë jetën stabile dhe paqësore. 

Për në fundë dua të marrim një mësim nga e gjithë që mos na eksopozohet si një dramë e luftrave e ajo është se shumë kemi investuar në ndryshimin e pushtetit dhe aspak në ndryshimin e shoqërisë. 

Sistemi demokratik vazhdimisht d’të pësojë drama lufte dhe egzodusi nëse nuk investojmë në ndryshimin e vetedijes së shoqëris. 

Këtu qendron pika neuralgjike! 

Shoqëria e cila ushtronë bindjen e gabuar dhe veprimin e sistemit parlamentarë me nijansa konspirative duke dorzuar  dhe zbritur tërë pushtetin në dorën e kryepushtetarit apo lidetit apo cilido përfaqesuesit të ndonjë organizate është një veprim perfide që duhet studjuar dhe reaguar me masa të ndryshme politike. 

Ketu qëndronë mekati nga aspekti fetarë dhe  religjioz dhe ketu është gabimi apo krimi politik që apsolutisht shtetet me vite nuk munden të shpëtojnë nga korupcioni dhe krimi i organizuar.