Në Ukrainë u shemb miti mbi superfuqitë

U prite që të,nisë invazion ushtarak i Putinit mbi Ukrainën. Putinit i’u rit mendja ,dhe u vetvlersua si apsolut mbi pushtetin,ngase disa dekada e sundoi mbi pushtetin me malverzime,duke e mgulfatur opozitën,edhe pse kushtetuta nuk e lejonte,por ai bënte rokada herë kryetar e herë kryeministër. Nga mendjemadhsia i ushqej aspiratat hegjemoniste,të cilën e ushtroi me invazion ushtarak mbi Ukrainën,me arsye se Ukrainën e ndjente si të veten,dhe ky mendim konspirativ personal,mendoi se edhe Ukrainasit e ndjenë Putinin si të vetin,ky qe zhgënjim fatal.
U lëshua në aventurë,e inicuar nga egoja e sëmurë, i ushqyer nga kohzgjatja e tepërt në pushtet.Pushteti i stërgjatur shumë udhëheqësve ua ka hëngër kokën ,që nga koha e faraonëv dhe perandorëve mesjetar.
Nga raportet e frontit,mundemi të kuptojmë se qenka vështirë,të luftosh me ate i cili është i ngjeshëm me ty,sepse e din mënyrën e të manduarit ,dhe se e ka shkollën e njejtë luftarake.Ato njohuri i përdor kundër ty,dhe është në epërsi që ia mundson tereni i vet.
Pa marë parasysh epilogun përfundimtar të luftës,botës do t’i shërbejë si satisfaksion dhe çlirim nga bestytnitë e superfuqive,tani më lahtë do të frymojmë.
Në Ukrainë u shemb miti mbi superfuqitë ushtarake,u kuptua se superfuqi qenka vullneti, dashuria, vendosmëria,ndërgjegjja e lartë për shtetin, dhe dëshira për të patur shtetine pamvarur.
Ky mesazh do të kuptohet nga të gjithë shtetet në botë,si dhe mesazh që të kuptojnë superfuqitë tjera në botë,se nuk pushtohet vullneti i shtetasve sa do të vegjël.
Nexhat Bexheti