Ndërprerje e përkohshme e komunikacionit në aksin Kërçovë – Ohër

Në aksin që është në ndërtim e sipër Kërçovë – Ohër në pjesën nga Preseka deri në Pesoçan sot prej orës 11:00 deri në orën 14:00 do të bëhet minimi, informoi LAMM.


Që atje potencojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje nëpër rrugë të thata, ndërsa intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.