Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se Rusia po bombardon zonat e banuara në Ukrainë, raporton AFP, por paralajmëroi se ata do të luftojnë për aq kohë sa të duhet për të çliruar vendin e tyre.


Sipas Zelensky ushtarët rusë janë duke bombarduar edhe kopshtet, ndërkohë që situatën në terren ai e ka konsideruar një gjenocid ndaj popullsisë civile.

“Nata e kaluar në Ukrainë ishte brutale, përsëri të shtëna, përsëri bombardime të zonave të banuara, infrastrukturës civile.

Sot nuk ka asnjë gjë në vend që pushtuesit të mos e konsiderojnë si objektiv të pranueshëm. Ata luftojnë kundër të gjithëve. Ata luftojnë kundër të gjitha gjallesave, kundër kopshteve, kundër ndërtesave të banimit dhe madje edhe kundër ambulancave”, tha Zelensky.

Ai shtoi se forcat ruse “po gjuanin raketa në të gjitha qytetet në të cilat nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë asnjë infrastrukturë ushtarake.

Vasylkiv, Kiev, Chernigiv, Sumy, Kharkiv dhe shumë qytete të tjera në Ukrainë po jetojnë në kushte që u përjetuan për herë të fundit në tokat tona gjatë Luftës së Dytë Botërore”.