Sulmi i ushtrisë ruse në Ukrainë “mund të jetë fillimi i fundit” të presidentit rus, Vladimir Putin. Kështu deklaroi Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe Lizz Truss në një intervistë për Sky Neës teksa paralajmëroi se konflikti mund të zgjasë për vite.


“Frikësohem se ky konflikt do të jetë shumë, shumë i përgjakshëm”, është shprehur ajo.

Truss tha se Moska është zënë në befasi nga rezistenca e popullit ukrainas dhe presidentit të saj Volodymyr Zelensky.

Ajo tha se Britania e Madhe do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën. Kur u pyet për sanksionet ekonomike, Truss tha se është përpiluar “një listë me oligarkë” dhe bëri të ditur se do të ketë “një program të vazhdueshëm të sanksioneve”.

Për të lufta në Ukrainë do të shkaktojë dëme ekonomike edhe për Mbretërinë e Bashkuar.Nga ana tjetër ambasadori i Ukrainës në Britaninë e Madhe.

Vadym Prystaiko tha se presidenti Vladimir Putin nuk po arrin atë që ai dëshironte. Kombet fqinje me Ukrainën kanë “hapur zemrat dhe shtëpitë e tyre” për të pritur sa më shumë ukrainas të jetë e mundur, tha ndër të tjera ambasadori.

Ndër vendet qe do të mirëpresin refugjatët Ukrainës është edhe Mbretëria e Bashkuar.