Më 25 shkurt protesta para Qeverisë për shkak të krizës me energjinë elektrike

Oda ekonomike për energjetikë dhe kompanitë më 25 shkurtë do të dalin për të protestuar para qeverisë, të cilët do ti përsërisin kërkesat e tyre dhe vendimin për gjendjen e krizës energjetike. Protesta është paralajmëruar për shkak gjendjes kaotike me faturat e larta të rrymës dhe borxhin që kanë për rrym.
Kryetari i Odës Ekonomike dhe Kompanive Energjetike, Gjorgji Manaskov, sqaron se shteti mund të bankroton sepse borxhi i përgjithshëm I kompanive energjetike është mbi 1 milion euro.
Përveç qytetarëve dhe kompanive, për faturat e larta të rrymës ankohen edhe institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike dhe komunat, të cilat për rrymë kanë mbi 20 milionë euro borxh. Borxhi është bërë vitin e fundit, pasi çmimi i energjisë elektrike pati një rritje të madhe mbi 100 për qind në bursat botërore.