‘Loja s’ka filluar’, ish-komandanti i forcave speciale shqiptare: Çfarë ndodhi 2 orë para agresionit rus

Gjenerali dhe ish-komandanti i forcave speciale shqiptare Dritan Demiraj ka shpjeguar se si nisi zbatimi i planit të Rusisë për pushtimin e Ukrainës.


I ftuar në emisonin Opinion, Demiraj u shpreh se para sulmeve ushtarake ka patur fillimisht sulme kibernetike duke nxjerrë jashtë funksionit sistemin e mbrojtjes ukrainase.

“Gjatë natës deri nga ora 12-01:00 Putin ka pasur Këshillin e Sigurisë dhe mendohet nga ora 1 ka dhënë urdhër për sulm. Nga ora 1 deri në 3 është aplikuar luftë kibernetike që ka nxjerrë jashtë funksionimit mjetet e komunikimit dhe të komandimit.

Së dyti, është nxjerrë jashtë funksioni sistemi i mbrojtjes ajrore.

Më pas është aplikuar me sukses strategjia e luftës së sinjaleve.

Pastaj ka filluar herët në mëngjes infiltrimi i njësive.

Nga pjesa lindore kanë qenë brigadat speciale. Disa mijëra agjentë kanë qenë shumë aktiv në të gjithë territorin e Ukrainës.

Rreth 3 skuadrone Kamof-52 së bashku me artilerinë Tos 1 kanë përdorur raketat më të suksesshme që janë kalibër 1. Janë marrë komplet bazat ajrore.

Objektivi strategjik i Putinit nuk është marrja e kontrollit të të gjithë Ukrainës, pasi e ka të pamundur. Loja s’ka filluar akoma. Jo pa qëllim objektiv i goditjes ka qenë goditja e njësisve të inteligjencës dhe bazat ajrore”, shpjegoi Dritan Demiraj.