Kurti: Brengosje që lufta në Ukrainë mund të ketë ndikim edhe në Kosovë

Për sulmet e Rusisë në Ukrainë, kanë reaguar edhe institucionet e Kosovës. Kryeministri Kurti shpreh brengosjen që lufta në Ukrainë mund të ketë ndikim edhe në rajon, posaçërisht në Kosovë. Ai tha se në takimin e Këshillit të Sigurisë është diskutuar për masat që duhet të ndërmerren në bashkërendim me aleatet perëndimorë. Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se populli i Kosovës qëndron përkrah popullit ukrainas.