Taxhudin Hamidi-Tetovë 

 

Kurani Fisnik nuk ka zbritur vetëm për identitetin arab, as për identitetin e Lindjes në veçanti. 

Mirpo, Kurani ka zbritur për të gjitha identitetet dhe për tërë botën mbarë. 

Për lindjen dhe perëndimin, të huaj dhe arab dhe për të gjitha nacionalitetet dhe kombet. 

Ai ka zbritur për të gjitha racat dhe për të gjitha shtresat shoqërore. 

Ai është libri për tërë botën. 

Kurani është libri i mësimieve njerëzore në këtë botë. 

Kuran: (Hikmetun baligatun fema tugni al nudhur), – ” Urtësi e persosur (është Kurani)!  

Po sa bëjnë dobi qortimet.” 

Kurani ka zbritur për të luftuar intrigat dhe gënjeshtrat e llojeve të ndryshme dhe të kohrave të ndryshme dhe tek identitete e ndryshme. 

Ai nuk mbrone vetem ata që e perfillin si rasti i myslimanëvë por, pa dallim të gjith krijesat e merr nëmbrojtje nga genjeshtra dhe insinuacionet e kohes. 

Imam Er Razi thotë:  

“Kryedjalli nuk pajtohet ( refuzonë) të quhet apo të karakterizohet si gënjeshtar”. 

Siç vërteton Er Razi në këtë kompleks të tekstit  apo kopmasit tefsirologjik, se edhe kryedjalli nuk dëshiron të manipulojë të rrejë, te ngrit kurthe dhe të manifestohet me intriga para fytyrave të sinqerta dhe të vuajtura historikisht sic janë popujt … që kanë luftuar për të drejtat religjioze dhe fetare. 

Kryedjallin në mënyrë direkte ka deklaruar para Madhështis Hynore se do t’i devijojë të gjithë mbi siperfaqen e tokes, me perjashtim të atyre që kanë kultivuar  besim të vërtetë dhe të paluhatshëm në Krijuesin e Gjithësisë. 

Kurani në Kamtinën Al Hixher:40, këtë dokumentacion dhe deklaratë të djallit  e ka paraqitur në librin e shentë Kuranin Famelarte  për të përgëzuar ata që luftojnë për drëjtësi dhë ligje të favorit religjioz ku thote: 

(Il-la ibadeke min humul al muhlissin),  

” Përveç robërve të Tu, të cilët i ka bërë të sinqertë”. 

Kurani dëshmon deklaratën e dhënë të djallit se ai pranon pamundesinë dhe nuk gënjen njerëzit e kategorise së besimit të drëjtë. 

Po ashtu, identitetin e besimtareve në asnjë formë dhe në asnjë mënyre nuk mundet ta cenojë ta mposhtë dhe ta degradojë. 

Kjo në menyrë të drejtpërdrejtë se kryedjalli me tentativat dhe perpjekjet e tij intrigante që mbi historinë e tij qëndron një eksperiencë e gjatë me miliona vite ai këtë fakt të vërtetë dhe konciz nuk e fshehën por, deklaron se nuk është në gjendje të ushtrojë intriga dhe lojra dekutante, blasfemike drejtuar njeriut apo të rinjëve të kohës aktuale. 

Kjo deklaratë që mohon dhe degradon statusin dhe identitetin e djallit para opsionit të të drejtave njerëzore dhe religjioze. 

Kurani ka zbritur kryekeput për interesin, benifitin dhe për departamentin e avantazhit me koncept të servisit fetar dhe religjioz për të ofruar mbështetje të pa rezervë popujve të pa mbrojtur nga strukturat që nuk kanë prirje dhe shije apo shtimugë për ruajtjen e rendit dhe barazisë. 

Dobia absolute e pakufizuar e cila anon dhe në mënyre të vazhdueshme angazhohet në dobitë më të mëdha të njeriut. 

Këtë formulë të librit të shejntë nuk ishte në gjendje edhe krijesa djallezore t’i dal përballë. 

Por, duke mos gënjyer ai kryedjalli u dorëzua para të vërtetës hynore dhe tha: 

“Perveç robërve të Tu, të sinqerte të tjerët d’të devijone nga kurthet e mia”. 

Kjo deklaratë e kryedjallit na bën të kuptojmë se besimtarët e drejte e denjë  dhe të sinqertë janë të mbrojtur (balmazuar) nga implikimet e shejtanit të mallkuar. 

Zindikët, të cilët nuk përfillin programet fetare në praktikën e përditshmërisë të cilët paisen në fortifikatën e ndërtuar nga  kartoni, me ambalazhë  të qufrit, tek këta vërehet dobësia, lajthitja, servilizmi dhe fshehja e imanit. 

Zindiket, ithtaret e dalaletit me orientim devijant, perfundimisht sikurse krijojnë forume, kronika, reportazhe, intervista, artikuj shkencorë dhe kategori nocione filozofike univerzitare për të deklaruar se janë më të aftë se vet konspiracionet  dhe kurthet  kryedjallit i mallkuar. 

Edhe çifutët në periudhat e tyre kritike para zbritjes së Kuranit kerkonin bekimin dhe çlirimin nga Zoti në emër të profetit te fundit (këtë të vërteë kërkoeni në kaptinën al Bakar). 

Pra, genjeshtra e kronikave të shkenctareve dhe shkrimtarëve tek popujt e vegjel dëshmojnë kundër të vërtetave hynore. 

Deklarata ose prononcimi, të cilën e përmend imam Er Razi në diapazonin hermeneutik se shumica e teorive shkencore janë fundosur në iluzione të mëdha dhe në gabime të thella. 

Të gjithë duhet kuptuar se dituritë fetare të leksioneve Islame nuk janë reportazhe dhe kronika të feve fiktive të kombinuara me materiale të lashta pagane – Essattirë. 

Mësimet e fese Islame qëndrojnë drejtë dhe të hapura para çdo individi, identiteti, race, kombi, nacionaliteti apo kontinenti. 

Dituria islame është koncepti që deklarohet praktika dhe vepra e përgjithshme në dobi të njrzimit. 

Tregohet një tregim se në një kohë,fshatarët kishin vendosur që të luten për shi dhe të shpëtojnë nga thatësirat. 

Në ditën e caktuar për lutje të gjithë ishin tubuar, mirëpo vetëm një individ kishte marrë me vete një ombrellë. 

Kjo tregon besim dhe bindje në lutjen e bërë ndërsa të tjerët përmes lutjes kishin dëshiruar të gënjejnë vetveten. 

Muhamedi a.s thote: (Keburet hijanetu tuhadithu ehade hadithen huve leke musdikun ve ente lehu kadhibun). 

“Mjafton si tradheti e madhe që ti flasesh vëllaut tënd për diçka në të cilën ai të beson, nderkohë që ti e mashtron dhe e gënjen ate.  

Ky tekst rekomandon lexuesin dhe studentet te kene kujdesë jo vtëm ndaj kurtheve të djallit, por edhe të llojit të tij, siç është më njëriun me orientim konspirativ dhe të devijuar! 

 Mbrojtja  nga kategoritë publiciste të kronikave demagogjike dhe nocionet e artikujve të ndryshme qofshin edhe  universitare me projekte të bëkuara nga qendrat e ndryshme.