Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett u është drejtuar Bashkimit Evropian dhe Shteve të Bashkuara ta kenë parasysh veprimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq karshi Vladimir Putin.


Këtë koment Kosnett e ka bërë në profilin e tij në Twitter, duke shtuar se veprimi i Vuçiqit është frikë morale.

“Pra, duket se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit – derisa pretendon se duart e tij janë të lidhura nga opinioni publik dhe fshihet pas Kishës Ortodokse. Kjo nuk është udhëheqje: është frikë morale. BE, SHBA ju lutemi ta keni parasysh”, ka shkruar Kosnestt.

 

Ditë më parë, Vuçiq kishte përkrahur sovranitetin e Ukrainës, por nuk kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë.