Kryebashkiaku i Kievit ka thënë se nuk ka trupa ruse në qytet.


Vitali Klitschko tha se zyrtarët “ushtarakë, zbatuesit e ligjit dhe mbrojtësit territorial” po vazhdonin “të zbulonin dhe neutralizonin diversantët”, shkruan BBC.

Siç raportuam më herët, njerëzit që jetojnë në Kiev janë nën urdhër të qëndrojnë brenda deri të hënën, me paralajmërime nga autoritetet se kushdo që del jashtë “do të konsiderohet anëtarë i grupeve të sabotimit të armikut”.

Në mesazhin në kanalin e tij Telegram të dielën, Klitschko tha se që nga fillimi i pushtimit rus, nëntë civilë kanë “humbur ose vrarë” në Kiev, duke përfshirë një fëmijë.

Forcat ruse thuhet se kanë qenë në periferi të qytetit që nga e premtja, me bombardime dhe të shtëna me armë zjarri në të gjithë Kievin.