Klitschko i çon lutje SHBA-së dhe Gjermanisë: Na furnizoni me armë, jemi gati të luftojmë!

Vitali Klitschko, kryebashkiaku i Kievit, njëherësh edhe ish-boksier i njohur ndërkombëtar, i bëri lutje ministries së Punëve së Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken për armatim mbrojtës gjatë një paneli në Konferencën e Sigurisë në Mynih të premten.


“Është shumë e rëndësishme përkrahja e SHBA-së dhe Gjermanisë, por ne kemi nevojë, tani për tani, për ar*më mbrojtëse”, deklaroi ai.

“Çdo agresor që kërkon të sulmojë Ukrainën duhet ta kuptojë, ata duhet të paguajnë një çmim të dhimbshëm. Ne jemi gati të lu*ftojmë,” tha ai.

Klitschko më parë e quajti “shaka” ofertën e Gjermanisë për Ukrainën për 5000 helmeta.
“Ne nuk mund ta mbrojmë vendin tonë vetëm me këtë,” tha Klitschko.