KANCELARI I GJERMANISË SCHOLZ DHE VUÇIQ

22 vite pas lufte, Vuçiq i vërsulet edhe Kancelarit të ri të Gjermanisë Olaf Scholz, për qëndrimin e Tij në lidhje me deklaratën që e bëri në Moskë në konferencën për shtyp me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin!


Serbomadhi antishqiptar e prorus Aleksander Vuçiq, reagoi ashpër e me plot mllef pas deklarimit të Kancelarit gjerman Olaf Scholz, kur ky përballë Putinit, ia përplasi se në Kosovë është bërë ndërhyrja ushtarake, sepse është kryer gjenocid dhe është bërë parandalimi i tij në shkallë edhe më të gjerë dhe përmasa edhe më të mëdha!

Ky reagim i serbit Vuçiq, i cili eshte aktualisht President i Serbisë, duhet të na bëjë neve shqiptarëve që të ia vëjmë gishtin kokës dhe të bindemi njëherë e përgjithmone dhe kurrë të mos harrojme se lumenjë të mëdhenj gjaku na ndajnë me Serbinë pushtuese!

E falenderojmë Kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz, për qëndrimin e Tij të drejtë e parimorë në mbrojtje të Kosovës, përballë Vlladimir Putinit, kasapit botërorë dhe gjakpirësit të Ukrainës, që po e mbytë në gjak njerëzimin!

Vuçiq është në gjendje dhe me gatishmëri të plotë për të përsëritur Putinin në B i H dhe në Veri të Kosovës!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 27 Shkurt 2022!