Kampioni botëror i peshave të rënda në boks, Oleksandr Usyk është kthyer në Ukrainë për të luftuar për mbrojtjen e atdheut të tij nëse do të jetë e nevojshme. Ndërkohë që lufta dhe shkëmbimi i zjarrit vazhdon herë pas here, Usyk i ka dërguar një mesazh të fuqishëm presidentit rus Vladimir Putin.


Ai tha:

Mirëmëngjes! Unë jam Oleksandr Usyk. Dua t’i bëj thirrje popullit të Rusisë, nëse na konsideroni vëllezër, mos lejoni që ushtria juaj, fëmijët tuaj të vijnë në vendin tonë. Ndaloni së sulmuari! I bëj thirrje edhe presidentit Putin. Ndalojeni këtë luftë! Mos na jepni ultimatume dhe mos deklaroni kushtet tuaja, thjesht uluni në tryezën e bisedimeve. Duhet të flasim dhe të ndalojmë gjithçka. Fëmijët tanë, nënat tona, gjyshet tona dhe njerëzit e thjeshtë janë fshehur në bodrume. Jemi në tokën tonë, veprojmë si duhet. Ne po mbrohemi. Ndalojeni këtë luftë!